Këshilla/Blog

04.06.2019

Pershendetje “nuk je vetem” !
Do te doja nje pergjigje nga nje ekspert i faqes suaj. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 20 vjecare. Kam rreth nje 1 vite qe vuaj nga mendimi per te vrare veten. Keto 6 muajt e fundit me jan shtuar goxha. Problemi eshte qe nuk dua te vdes. Por kte ndjenjen e kam shume te fort dhe vetem kete mendoj , sikur te me ndodhi nje fatkeqesi, nje aksident. Por ky mendim me vjen vetem kur lendohem nga dikush ose kur dikush me thot dicka qe me prek bie direkt ne kete gjendje. Filloj mendoj per gjerat e bukura per familjen por sikur une do vdes dhe do i humbas edhe qaj , qaj shume. Kam lexuar ne faqe te ndryshme te huaja dhe shqiptare ,kam ber teste online per vleresim psikologjik dhe me del depresion madhor bipolar disorder , suicidal. Kam kontaktuar dhe me nje ekspert te faqes suaj ne email per tu takuar por nk gjej forcen per te ber dicka te tille. Nuk hapem dot nk flas dot me dike per kete ceshtje.
Pres nje pergjigje nga ju!
Ju faleminderit!

  1. Msc. MD Azra Kraja says:

    E dashur NZ,
    Te falenderoj dhe me vjen mire qe gjete forcen te shkruash. Ndoshta ky eshte nje hap qe mund te te shtyje te kerkosh ndihme me tej, meqenese je tashme ne kontakt me nje ekspert. Ajo qe ti pershkruan eshte e dhimbshme dhe deshira per te vrare veten, imagjinoj qe mund te vije nga dhimbja qe po perjeton. Cfare mendon se mund te ta kete shkaktuar kete dhimbje? Cfare thone ose bejne te tjeret qe te lendon e te shtyn te mendosh per vetevrasje? Besoj se familja jote do te vuante shume nese ti do e beje kete dhe mendoj se eshte ide e mire te takosh nje ekspert dhe te kerkosh ndihme tek njerezit e dashur dhe te besueshem. Cfare mendon se po te pengon te flasesh per kete ceshtje?
    Te inkurajoj fort ti vazhdosh perpjekjet per ndihme, per ta njohur me mire veten dhe vecanerisht vuajtjen tende, sepse do te te ndihmoje shume te ndihesh me mire.
    Mos hezito te shkruash perseri dhe uroj te kem ndihmuar sadopak.
    Me te mirat!

  2. Kerkoj ndihme says:

    Pershendetje. Jam nje vajze 21 vjeçare dhe kam disa probleme me jeten time. Kam ngelur ne vitin e dyte te universitetit , nuk mund te gjej nje pune part time gjate ketij viti dhe se fundmi kam patur mendime te frikshme t’i jap fund jetes. Me eshte bere çdo gje zi dhe nuk kam asnje shprese per te ardhmen, shkolla me duket e pavlere dhe jam nje zhgenjim per familjen dhe per shoket e shoqet . Nuk kam askend te ndaj ndjesite dhe mendimet. Mendiniet per te vrare veten me vijne naten kur jam vetem dhe kam shum frike se mos e lendoj vetem ne nje nder keto dite. Ju lutem me sugjeroni ndonje menyre apo regjim apo lloj meditimi qe t’i largoj keto mendime dhe t’a shoh jeten me me pozitivitet.
    Faleminderit!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV