Këshilla/Blog

Ana 15.08.2019

PERSHENDETJE!
Me jane vonuar periodat 6 dite tanime bera test para 3 ditesh dhe sot dhe me ka rezultuar negativ. Nuk eshte se kam perjetuar ndonje stres ose dicka e tille. Me ka ndodhur dicka e tille dhe para 2 muaj dhe pastaj me erdhen.
Nuk e kuptoj arsyen, ka mundesi te jem shtatzan apo testet jan te besueshem ne kte kohe apo esht hert per te marr pergjigje tani?
Jam nje vajze 20 vjece .

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje. Pergjithesisht , pas 5-6 ditesh nga dita qe duhet te vinin menstruacionet, testet marrin vertetesi te madhe, por asnjehere 100%. Ato jane orientuese, jo diagnostikuese. Por derisa te gjithe kane dale negativ, me shume probabilitet nuk flitet per nje barre, por per nje cregullim, qe nuk eshte ndonje gje e rralle per nje 20 vjecare. Nuk mendoj se duhet te shqetesoheni per kete. Por nese keni mardhenie te rregullta, duhet te merrni nje konsiderate nje metode kontraceptive, qe te mos rrini me ankthin e shtatzanise.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV