Këshilla/Blog

Kimia fillestare është shkëndija që stimulon një marrëdhënie, por ajo shkëndijë jo gjithmonë ndezet për të gjitha arsyet e drejta. Tërheqja është, për shumë nga ne, një mister. Si është e mundur që cilësitë që na shpiejnë neve te një person në vend të parë, më vonë mund të na zmbrapsin fuqishëm dhe të na udhëheqin poshtë, drejt problemeve ? Si ndodhë që ai besim i ftohtë që njëherë na ka bërë ne të ligshtohemi kthehet në mospërmbajtje dërrmuese të shpirtit që na distancon nga një i dashur? Si ndodhë që ajo shenjë e parë adhuruese e e xhelozisë, të kthehet në pasiguri dhe varësi të hapur?

–  Në shkrimin tim të mëparshëm: “ Pse ju vazhdoni të mbylleni në të njëjtën marrëdhënie?”, unë hulumtova këtë mister, duke ia adresuar pse ne shpesh vazhdimisht zgjedhim partner të ngjashëm dhe përfundojmë në të njëjtën situate, të pakënaqshme dhe të pasuksesshme. Si mund të dimë ne kur tërheqjet tona duhet të jenë shenja paralajmërimi? Çfarë cilësish ne duhet t’i shmangim kur ne nuk e njohim ende personin? Këtu unë dua t’i adresoj disa nga këto pyetje dhe të propozoj një rrugëdalje nga modelet që na çojnë neve drejt zgjedhjes së partnerëve të gabuar kështu që ne mund të vendosim një marrëdhënie me të duhurin.

Identifiko modelin tënd

– Ne nuk biem gjithmonë për dikë thjeshtë pse cilësitë pozitive të tyre na plotësojnë neve, por edhe sepse tiparet negative të tyre përputhen shumë mirë me tonat. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjmë kur të hyjmë në një marrëdhënie ( ose të përmirsojmë, për këtë çështje) është të shikoni veten tuaj dhe historinë e marrëdhënieve tuaja. Cilat janë cilësitë që ju i shikoni për një partner? A ka cilësi negative që gjithmonë të shfaqen dhe në fund iu çmendin? A keni një model të zgjedhjes së personit me cilësi të veçanta, vetëm për t’I dhënë fund pakënaqësisë me ata? A ngjanë që marrëdhëniet e tua gjitmonë përfundojnë për të njëjtat arsye? Njëherë e njeh një model, ju keni diçka që ju mund të punoni me të. Duke e kuptuar se si ju shkoni drejt të të njëjtit partner të pakëndshëm në secilën marrëdhënie, ju do të dini çka të bëni për të thyer këtë cikël. Me çdo zgjedhje që ju bëni dhe veprim që merrni në një marrëdhënie, është e rëndësishme të keni një arsye të mirë çka po vepron brenda juve që po e motivon sjellejn tuaj.

Provoni

                – Kur është fjala për dashuri, këshillohet jo vetëm të hyni me zemër në të, por të hyni edhe me kokën tënde. Në këtë mënyrë, në vend të zgjedhjes automatikisht të tipit të njëjtë të personit për të njëjtat tipare negative, ju mund të provoni të zgjedhni një partner që është komplet i ndryshëm. Për shembull, nëse ju ushqeni ndjenja të padukshme ose të injoruara, ju mund të shmangni dikë që tregon interesim të veçantë për juve. Në vend të kësaj, ju mund të ndjeheni më i tërhequr nga dikush që është i largët ose i përmbajtur nga dashuria.

Ju, qëllimisht mund të vendosni të jeni të hapur ndaj mundësisë për të qenë me dikë që është i ndryshëm nga njerëzit tipik që ju zgjedhni, për shembull, dikush që shpreh një tërheqje të fortë për ju. Ky ndryshim ka gjasa t’iu bëj të ndjeheni disi ambivalent. Megjithatë, për shkak se ju keni identifikuar modelin tuaj, ju mund të jeni të vetëdijshëm për faktorët negativ që ndikojnë në vendimin tuaj. Ndoshta mosinteresimi juaj në këtë person mund të jetë kryesisht i motivuar nga interesmi i madh që ai/ajo po tregon për ju.

Kur ju me vetëdije zgjedhni të prishni një model, ju mund të krijoni një marrëdhënie më të mirë, me një rezultat më të mirë edhe pse të panjohur. Nëse ju kapeni aty dhe I jepni këtij personi të jashtëzakonshëm një shansë, ju mund të mësoheni me këtë marrëdhënie të jashtzakonshme. Jotja mund të jetë një nga ato storiet e shokëve që dashurohen ose çifte në dukje jo të këndshëm që jetojnë të lumtur së bashku.

Nëse ju jeni në një marrëdhënie dhe ju e kuptoni se ajo është nisur drejt të të njëjtit rezultat negativ si marrëdhëniet e kaluara, ju mund të ndalni vrullin dhe të shmangni një tjetër fund tragjik. Ju dhe partneri juaj keni shumë gjasa të bashkëpunoni në krijimin e dinamikave negative në marrëdhënien tuaj. Jo vetëm ai/ajo është tipi I njëjtë I personit që ju gjithmonë përfundoni me të, ka shumë gjasa që edhe ju jeni I njëjti tip I personit me të cilin ai/ajo përfundon gjithmonë. Edhe pse aty ka cilësi të vërteta që ne I duam dhe I admirojmë në personat që ne I zgjedhim të përfshihemi në marrëdhënie me ta, ne duhet të konsiderojmë se secili nga ne është gjithashtu duke u siguruar se bagazhin negativ që secili e bartim përshtatet mirë në dhomëzat e pazhvilluara emocionalisht të njëri-tjetrit.

Bisedoni me partnerin tuaj se si modelet tuaja të lidhjeve përshtaten së bashku dhe se si ju mund të jeni duke sjellur  dinamika nga të kaluarat me njëri-tjetrin. Përderisa ju bisedoni si ato ndikojnë në marrëdhënien tuaj, secili nga ju do të keni ide të sjelljeve që mund t’I sfidoni dhe të kuptoni se marrëdhënia juaj nuk është rrënuar. Mos harroni se, në çdo marrëdhënie, ju do të përballeni me kufizimet tuaja, si dhe me ato të një qenieje njerëzore tjetër. Sa më mirë e njihni veten tuaj dhe partneri e njeh veten e vet, aq më fuqishëm do t’I trajtoni këto kufizime. Ju të dy mund të përfshiheni dhe të rriteni në marrëdhënie. Derisa secili e sfidoni veten tuaj dhe heqni dorë nga identitetet e vjetra negative, ju do të zbuloni aspekte të reja të vetes suaj dhe partnerit tuaj.

Dëgjoni shokët tuaj

–  Një mënyrë e dobishme e përcaktimit të një tërheqjeje të fortë ose një mungese interesi bazohet në gjendjen tuaj mendore ose elementeve të së kaluarës tënde është t’iu besosh shokëve tuaj. Ata priren të jenë shumë më objektiv për ty. Një shoqe imja ka refuzuar tani të dashurin e saj për një vit të plotë sepse, sipas saj, ai nuk ishte tipi I saj. Kur shoqëria e saj e njoftuan atë, ata u goditën nga ajo sa djalë I mirë ishte dhe sa shumë e pëlqente atë. Ata e inkurajuan atë të jetë më mendjehapur dhe t’I jap atij një shansë. Ajo vendosi t’I besoj këshillës së tyre dhe pranoi një takim me të. Kjo lëvizje doli të ishte pengesa më e madhe në marrëdhënien e saj; nga atëherë ajo vazhdoi ta zhvillojë një marrëdhënie që ishte kuptimplotë dhe e përzemërt.

Mos e dëgjoni trajnerin tuaj të brendshëm

                – Ju mund të ndaleni së kushtuari vëmendje trajnerit tuaj të brendshëm që parashikon rezultat negative për marrëdhënien tuaj dhe promovon një pamje negative tuajën dhe të partnerit tuaj. Ju mund ta injoroni atë kur ajo është e rëndësishme për ju dhe kur shtrembëron dhe ekzagjeron të gjitha të metat e partnerit tuaj. Kjo mënyrë negative e të menduarit, ose “ zëri I brendshëm kritik”, na drejton neve për të rikrijuar një mjedis emocional në të cilën u rritëm ne. Nëse, si fëmijë, ne ishim të lënë pas dore, kjo na paralajmëron se ne jemi do të refuzohemi. Nëse ne do të ndërhynim, ajo na tregon neve se një I dashur është duke kërkuar prej nesh. Pothuajse në asnjë zonë nuk ndodhet trajneri I zëshëm dhe I vështirë se sa në marrëdhëniet tona intime.

Mendoni për trajnerin tuaj të brendshëm si një dialog të vjetër që sihte I shkruar në të shkruarën tënde dhe vepron në jetën tuaj të tanishme. Qëllimi I këtij zëri është ruajtja e pamjes së rehatshme  dhe të njohur më parë, ende shumë negative për veten dhe  partnerin tuaj. Edhe kur ju jeni me një partner që pëlqeni , kritiku juaj I brendshem vepron për të larguar ato , një temë që unë e përfshiva në një shkrim për Psikologjinë Sot, “ Nuk je ti, Jam unë: E vërteta pas një justifikimi”. Duke sfiduar trajnerin tuaj të brendshëm, ju mund të ruani një pamje të vërtetë dhe të mëshirshme për veten dhe partnerin tuaj.

Një mike imja ka prirje të zgjedh njerëzit që janë financiarisht të paqëndrueshëm dhe në kuptimin e plotë të fjalës duhet të mbështeten. Në një moment ajo më tha mua: “ Unë kurrë nuk kam qenë me një mashkull që ka paguar taksat e tij”! Ajo përshkruan veten si një “ vajza e babit” që e idealizon babin e saj. Babai I saj ka rrënjosur në të rëndësinë e të punuarit dhe të përkujdesjes për veten, përkundër faktit që ai falimentoi disa herë madje edhe në burg ka kaluar kohë për ikje të taksave. Për të thyer modelin e saj të zgjedhjes së një mashkulli financiarisht të pavarur, shoqja ime filloi të takoj dikë që kishte një karrierë të suksesshme dhe ishte I mirë dhe fisnik ndaj saj.

Ajo po kënaqej me marrëdhënien e tyre, por me kohë e gjeti veten të kapluar nga mendime kritike. “ Çka janë duke bërë ata me këtë zvarrtije? Ai është duke i marrosur pas juve por çfarë e mire jeni ju për të? Ai ndoshta do të lodhet nga ju dhe do të largohet nga ju.” Kritiku I saj I brendshëm e ka tallur marrëdhënien e saj dhe ka rrëzuar të dashurin tuaj poshtë. Për fat të mirë, ajo përdori miqtë e saj si një fushë zërimi dhe dëgjoi kur ata I thanë se sulmet e saja mbi veten dhe kritikat e te dashurit të vet ishin qesharake. Ajo zgjodhi të injoroj kritikun e brendshëm dhe mori përparësitë e mundësisë për të zhvilluar një marrëdhënie që është e karakterizuar nga respekti, vlerësimi dhe dashuria e ndërsjelltë për njëri-tjetrin.

Qëndroni aty

Ndryshimi merr punë dhe kohë, kështu që tregohuni të durueshëm dhe qëndroni aty. Ndryshimi personal gjithashtu përfiton nga mbështetja. Ka aq shumë për të zgjedhur përmes përpjekjeve për të kuptuar dinamikat e një marrëdhënieje. Së pari është çfarë secili person po sjellë në këtë bashkim dhe pastaj aty është çfarë është në lojë ndërmjet tyre si një çift. Kjo është pse terapisti është I dobishëm për njerëzit që janë duke e sfiduar veten e tyre dhe duke pritur të krijojnë marrëdhënie më të mira.

Është e mundur të arrish këtë qëllim vetëm por është e këshillueshmë të pranoni krejt ndihmën që mund të merrni nga miqtë dhe familjrët gjithashtu, si dhe nga terapisti. Të heqësh dorë nga mundësia për të pasur një marrëdhënie të ngushtë është një zgjidhje e tmerrshme; ajo garanton se ju kurrë nuk do të merrni atë çka dëshironi. Ju jeni duke u përballur me një zë të brendshëm kritik që ju nuk meritoni asgjë, ose që ju nuk keni nevojë për askënd në jetën tuaj. Të krahasoni  veten tuaj me këtë proces cinik vetëmbrojtjës është një formë e vetëmohimit që kufizon jetën tuaj. Është më mirë të dashuroni dhe të lëndoheni se të mos dashuroheni kurrë. Kur ju qëndroni aty dhe sfidoni modelin negativ të marrëdhënieve, ju do të shpërbleheni duke njohur veten tuaj dhe partnerin tuar në një mënyrë të re, në kontekst të një marrëdhënieje të përzemërt dhe kuptimplotë.

Referencat:

The Huffington Post:“How to stop making the wrong relationships choices?”

Marrur nga:  http://www.huffingtonpost.com/lisa-firestone/wrong-relationship-choices_b_830989.html

NJV