Këshilla/Blog

Edona 23.09.2019

Jam shtatezene 24 vjeq. Jam 19 javeshe.
Kam pas qrregullime te ankthit qe 2 muaj e lloj lloj problemesh.
Po tash jam pak ma mire…
Po qe disa her pom ndodh po ligshtona shume nmoment veq tfikt qka spom bjee..
Si nxeht dyqysh si munim ligeshtim si sdi me pershkru
A ka tbaj me shtatezani kjo Se shum keq po ndina qashtu po friksona ???? ju lutem me jepni nje pergjigjje ….

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje Edona,
    Të uroj për shtatzaninë dhe shpresoj të të ecë sa më mbarë! Meqë shtatzania kërkon kontrolle të
    rregullta, të shëndetit fizik dhe emocional, të inkurajoj të flasësh me mjekun për gjendjen që je duke
    përjetuar. Mjeku mund të të rekomandojë një psikolog, me të cilin mund të flasësh mbi gjendjen e
    ankthit që ke përjetuar dhe për ligështimin që po përjeton herë pas here, sigurisht edhe për
    shqetësimet e tjera. Ti pyet nëse ka të bëjë me shtatzaninë. Mundet, por gjendja duhet vlerësuar nga
    afër. Të inkurajoj të flasësh dhe të mos e mbash përbrenda gjithçka që je duke përjetuar, për të mirën
    tënde dhe të fëmijës. Ndërkohë, mendo kush mund të të qëndrojë afër në këto momente, qoftë në
    punë, gjatë kohës së lirë apo për të të shoqëruar te mjeku. Kërko mbështetje dhe mos ngurro të na
    shkruash sërish nëse do të kesh nevojë!

    Përzemërsisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.