Këshilla/Blog

Pjesa III: Zhvillimi i marrëdhënieve të kënaqshme me moshatarë Sipas hulumtimit:1. Adoleshentët të cilët nuk zhvillojnë marrëdhënie pozitive me moshatarë janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar probleme si delikuenca, abuzimi i substancave, dhe depresioni (Simmons, R., Conger, R., and Ëu, C., 1992)2. Adoleshentët që kanë shokë kanë vet-besim të ngritur, mbështetje emocionale dhe udhëheqje. 3. 69% e vajzave në studime për prindër-adoleshentë komentuan që ata kanë dashur “shumë” ndihmë për të mësuar si të bëjnë shokë/shoqe (Stromme & Stromme, 1993)Këshillat në vijim mund të përdorën për të ndihmuar adoleshentët të zhvillojnë shoqëri të kënaqshme. Nëse jeni një prind, konsideroni pikat e diskutimit në vijim më vajzën tuaj që ta ndihmoni për të mësuar si të krijoj marrëdhënie më të kënaqshme. Nëse jeni adoleshent, konsideroni pikat e diskutimin në vijim si mjet për të vlerësuar marrëdhëniet e tashme të shoqërisë. Identifiko cilësitë e dëshirueshme: Mendo për shoqëri të kaluar ose për marrëdhënie që ke krijuar. A qëndron ndonjëri si shok i jashtëzakonshëm? Ose, çfarë janë cilësitë që i vlerëson tek ndonjë anëtar i familjes? Është e rëndësishme të bëhesh shok me njerëz që kanë cilësitë e njëjta pozitive sepse shokët mund të shërbejnë si një urë ndërpersonale me botën dhe do të kontribuojnë ne evoluimin e identitetit tënd. Zgjedh shokët që nxjerrin në pah më të mirën në ty. Zgjedh shokët që të trajton me respekt: Si ndiheni kur rrini më shokët tuaj? A e vlerësojnë shokët tuaj veçantinë tënde dhe të bëjnë të ndiheni mirë për veten? Pasi adoleshenca është koha kur ndodh shkalla më e lartë e konformizmit dhe sensibilitetit për presion të moshatarëve, moshatarët bëhen pika qendrore për sistemin e mbështetjes të një adoleshenti, identitetit dhe ndjenjës së “përkatësisë”.Është e rëndësishme të zgjidhni shokë që nuk ju bëjnë të ndiheni që keni nevojë të ndryshoni ose të konfirmoheni për pritjet e grupit. Përshiju: Përshiju duke u bashkangjitur në aktivitete, klube dhe sporte që ju interesojnë. Duke u bashkangjitur në këto aktivitete, ju e vini vetën në një pozitë në të cilën mund të takoni shokë të ri dhe këta shokë të ri tashmë e ndajnë një interesim të përbashkët me ty. NJË BONUS!!Bëj përpjekje për të njohur dikë: Ndërtimi i marrëdhënieve ndërpersonale nuk është gjithmonë i lehtë. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë për ta “nxjerr veten atje jashtë” dhe për të takuar njerëz të ri. Vetëm kujto që nuk i vetmi që është i turpshëm ose i vetmi që dëshiron të takojë njerëz të ri. Merr parasysh nisjen e një bisede me dike që nuk e njihni duke i bërë komplimente për diçka të atij personi. Duke i bërë komplimente në çast vini personin tjetër në një kornizë pozitive të mendjes si dhe e vendosni veten si një person të kujdesshëm. Puna e cituar:Simmons, R., Conger, R., & Ëu, C. (1992). Peer group as amplifier/moderator of the stability of adolescent antisocial behavior.Paper presented at the meeting of the Society for Research on Adolescence, Ëashington, DC.Stromme, M.P., & Stromme, A.I. (1993). Five cries of parents. Neë York: HarperCollins.

NJV