Këshilla/Blog

–  Nuk është për tu habitur që pasi ne jetojmë në një univers tru-tech i hartuar nga e-mail-a, rrjete sociale, mesazhe të shpejta dhe mesazhet, komunikimi ynë joverbal duket se thotë më shumë se komunikimi ynë verbal. Dhe për shkak të kësaj, në ditët e sotme, njerëzit kanë vështirësi të mëdha të flasin ballë për ballë dhe shumë marrëdhënie dështojnë për shkak të mungesës së komunikimit verbal.

–  Pse vazhdoj të bëj të njëjtat gabime? Është koha për të mposhtur frikën për të mos qenë në gjendje të komunikosh siç duhet dhe është koha për të folur. Herën tjetër që ti je në mes të një bisede,shmangi këto gabime tipike dhe ti do të vëresh rritjen e komunikimit dhe forcëne marrëdhënieve tua.

1. Të treguarit e storieve të pafund

A keni takuar ndonjëherë dikë që nuk dinte të ndalej së foluri dhe vetëm dukej se dërdëlliste pa ndal duke mos iu lejuar ju të flisni? Dërdëllitja është shenjë e përqendrimittë tepërt në veten tënde dhe ajo tregon që ti nuk ke ndonjë interes të vërtetënë atë që personi tjetër është duke thënë. Prandaj, duke mos lejuar personin tjetër të flas mund të bëni që biseda të shkoj krejtësisht gabim dhe përfundimisht të sjell më të keqen e njerëzve.

2. Të flasësh për të tjerët

Kjo botë është vetëm një mënyrë e shkurtër për t’i ardhur përreth dhe të flasësh për të gjithë. Ju kurrë nuk e dini se kush kë e njeh. Pra, pse t’i bësh gjërat rrëmujë duke futur këmbën tuaj në gojën tuaj ?

3. Të bësh një milion pyetje

Po, kjo është mirë për të ditur gjithçka për një person, por kjo nuk do të thotë t’iimpresionosh njerëzit me kaq shumë për një herë. Mënyra më e mirë për të kuptuar  gjithçka që doni të dini për një person zakonisht merr kohë dhe durim – diçka që nuk mund të zgjidhet brenda natës.

4. Të mos tregosh çfarë ndjen

Shpesh njerëzit përmbahen shumë dhe nuk marrin kohë për të shprehur ndjenjat e tyre derisa është tepër vonë. Ne ndonjëherë pyesim pse shokët tonë fshehin aq shumë nga ne.Në vend se të ngatërrosh një gjë të mirë, bëje punë tënden që gjatë gjithë kohës të thuash të vërtetën. Për shembull, nëse jeni nervoz, është mirë të thuash që je nervoz, por vetëm mendo për mënyrën për t’i shprehur ndjenjat e tua duke mos qenë shumë agresiv. Lajmi i mirë është se ju po i lejoni njerëzittë dinë çfarë keni në mendje, por gjithashtu iu jepni kohë për të trajtuar një çështje.

5. Të jesh shumë agresiv

Ndonjëherë njerëzit duhet të ngadalësojnë. Për ta bërë këtë,  më së lehti e kanë të flasin për storiet e jetës së tyre, kur të tjerët nuk ndihen rehat me lëshimin e tepërt të punëve personale të tyre…dhe kjo është në rregull. Ne të gjithë kemi nevojë për kohë për të gjetur zonën tonë të rehatshme,pra nuk ka rëndësi sa shumë njerëzit priren të jenë të fortë me bisedën, vetëm mendoni me kujdes rreth përgjegjësisë tënde dhe lëreni që biseda të rrjedh natyrshëm.

Ne të gjithë kemi bërë një nga këto gabime të zakonshme – disa më shpesh se të tjerët – por lajmi i mirë është se ne të gjithë jemi njerëz dhe gabimet në jetë detyrimisht ndodhin. Pra, herën tjetër që ju ndërveproni me dikë, provoni t’i vëni nëveprim këto këshilla dhe ju do të jeni kthyer në rrugë të shëndetshme.

Referencat:

·       TheBounceBack:  “ 5 Verbal Communication Mistakes You Don\’t Want To Make”
Marrur nga :
http://www.bounceback.com/articles_details.php?id=2&article_id=606

NJV