Këshilla/Blog

Vetëbesimi është qëndrim me anë të së cilit shprehet pozitivizmi dhe më në sens realizmi i personave që kanë për veten dhe gjërat që u servon jeta në përgjithësi. Të kesh vetëbesim është të kesh kontroll dhe besim në aftësitë e tua reale, në rezultatin e punës tënde, planet dhe dëshirat e tua. Të kesh vetëbesim nuk do të thotë që ti mundesh çdo gjë, të arritshme e të paarritshme, të kesh vetëbesim do të thotë që ti mund të arrish gjithçka reale, e cila i përshtatet aftësive dhe punës që ti bën për të arritur në jetë. Shpesh, ne në jetë arrijmë rezultatet për të cilat punojmë, gjë e cila na mbush besim dhe gëzim për arritje, por jo gjithmonë ne takojmë suksesin por, asnjëherë mosarritjet në momente të caktuara nuk janë faktorë që ulin besimin, pozitivitetin dhe pranimin e vetes.
Vetëbesimi karakterizohet gjithashtu nga optimizmi, padurimi për njohje të reja, besimi, liria, maturimi emocional, aftësia kritike ndaj vetes, dhe aftësia për ti vlerësuar vlerat tona. Të kesh vetëbesim është të mbështesësh veten për iniciativat që merr, dhe qëndrimet që ti ke krijuar ndaj aspekteve të ndryshme që na imponohen në jetë. Të kesh vetëbesim është të kesh shumë të qartë prezencën fizike, besimet sociale, statusin social dhe pavarësinë e të tjerëve. Arritja e vetëbesimit të lartë sjell shumë përfitime në jetë, duke filluar nga lidhja me njerëzit, për të përfshirë karrierën, jetën sociale dhe gjendjen shpirtërore.  Duke pasur vetërespekt ata kanë më shumë shoqëri, sepse duke vlerësuar veten dijnë të vlerësojnë rrethin, rrezikojnë për shumëçka si rezultat i besimit duke u bazuar në atë se “unë mundem, di dhe ia dal”, rrezikojnë kundërshtimin e të tjerëve, për shkak të besimit në aftësitë e tyre. Ata pranojnë vetveten siç janë, duke mos menduar që gjithmonë duhet të jenë komfort normave që kanë gjithë tjerët.

Ndërsa njerëzit me vetëbesim të ulët zakonisht bazohen në mendimet që të tjerët kanë për ta, duke u bazuar në miratimin që u bëjnë të tjerët atyre, mendime këto që i bëjnë të ndihen mjaft mirë për veten. Këta njerëz zakonisht u ikin rreziqeve, ngase kanë frikë se mund të humbin apo edhe të mos pranohen e përqeshen nga shoqëria. Njerëzit më vetëbesim të ulët mendojnë për gjëra ende pa bërë asgjë, duke mos i pritur asnjëherë vlerësimet dhe sukseset. Kur ata, ndonjëherë arrijnë ndonjë sukses që për ta duket shumë i çuditshëm, apo marrin komplimente zakonisht i injorojnë ato duke nënvlerësuar veten.
Mungesa e vetëbesimit shoqërohet nga pasiviteti, dyshimi në veten, ndjeshmëria, izolimi, kritika e tepërt që i bëjnë veprimeve dhe vetes së tyre, arritja deri në depresion, ndjenja që nuk duhen apo pranohen nga të tjerët etj.

Njerëzit me vetëbesim të ulët i kushtojnë shumë më shumë vëmendje arritjes së besimit në vete se ata që e posedojnë vetëbesimin. Ata shpesh i japin vetes detyra për të arritur sidomos edhe kur shoqërohen me njerëz më optimistë, ose edhe marrin detyra nga të tjerët, obligime të cilat u sjellin humbje. Me këtë humbje nënkuptoj që kur njerëzit kanë pritje të mëdha nga ne, ose edhe ne nga vetja na sjell stres apo edhe ankth të madh, duke na zbehur durimin dhe besimin. Prandaj duhet durim dhe punë e ngadalshme për të kaluar nëpër faza të cilat sjellin apo rrisin besimin në vete, sepse për fat të mirë edhe vetëbesimi është qëndrim i cili në mënyrë graduale rritet, duke filluar nga besimi në aftësitë tona. Njerëzit me at e tyre, të pasigurtë për veten e tyre, të turpshëm e të shqetësuar, kanë mendime negative për aftësitë e tyre, dhe ndjenja që janë të pavlefshëm dhe të pavlerësuar.

Për të arritur ngritjen e vetëbesimit zakonisht na nevojitet besimi pozitiv për veten tonë, ti japim vetes qëllime reale të mosbesim në aftësitë e tyre ndjehen të pasigurtë për nevojat mund të arrijnë rezultate, ta vlerësojmë veten kur ne arrijmë qëllimet që i kemi vënë vetes, ndoshta edhe ta përforcojmë veten me gjëra të cilat na bëjnë të ndjehemi këndshëm, të jetojmë të mirat dhe jo mosarritjet, duke arritur të mendosh sukseset tua si pjesë e angazhimeve tua dhe jo duke ia atribuuar fatit arritjet që të takojnë vetëm ty. Duhet të mësojmë ti shprehim ndjenjat, opinionet, besimet, dëshirat, nevojat në mënyrë të drejtë dhe të ndershme duke u mësuar me ndjenjën e sigurisë dhe duke i thënë gjithmonë “jo” gjërave që nuk na sjellin siguri. Bëje një listë duke i vlerësuar ndjenjat tua, si problemet më të mëdha në këtë botë, duke bërë pastaj që kjo listë të ketë zgjidhjet më të mira sipas mendimit tënd, që të sjellin kënaqësi ato zgjidhje, edhe pse jo të gjitha problemet kanë zgjidhje të menjëhershme por bukuria e tyre qëndron se jeta ofron raste zgjedhjeje të ndryshme.

Çuditërisht por edhe për fat të mirë mosbesimi në vete nuk lidhet shumë me mungesë të aftësisë. Në të kundërt humbja e vetëbesimit vjen si pasojë e pritjeve , dëshirave joreale që ne zakonisht i parashtrojmë vetes. Mendimet e prindërve dhe shoqërisë gjithashtu  ndikojnë shumë në ndërtimin e personalitetit tonë, si për krijimin e vetëbesimit, mungesën apo uljen e vetëbesimit. Niveli i vetëbesimit mund të vërehet në shumë mënyra duke u nisur nga gjuha trupore, gjestet, mënyra se si ne flasim, fuqia e shprehjes, emocionet që na përfaqësojnë gjatë bisedave të ndryshme, reagimet ndaj situatave të papritura etj.
Andaj të mendojmë për veten tonë, përpara shumë situatave duke e kujtuar gjithmonë që ne jemi unik në këtë botë, që mendimet tona shprehin aftësi unike që ngjallin interes tek të tjerët. Të provojmë të lëmë gjurmë në jetë, duke ditur të shprehim punën, cilësitë dhe ëndrrat tona në mënyrën, vendin dhe kohën e duhur, duke rrezikuar dhe mos menduar shumë çfarë të tjerët mund të mendojnë për ne.

Referencat:

Counselling Directory: Low Self-Confidence .
Retrieved from:
http://www.counselling-directory.org.uk/confidence.html
Counseling Center, University of Illinois Urbana- Champaign: Self-Confidence.
Retrieved from:
http://www.counselingcenter.illinois.edu/?page_id=191

Counseling Services, University at Buffalo: Self-Confindece.
Retrieved from:
http://ub-counseling.buffalo.edu/self-con.php

NJV