Pse ndonjëherë është aq vështirë të shpreh ndjenjat e mia në mënyrë të përshtatshme?
Ndonjëherë frikësohem tu tregoj të tjerëve se me të nuk pajtohem, ndonjëherë nuk u tregoj se më kanë ofenduar ose hidhëruar. Kam frikë se do të hidhërohen me mua, dhe nuk do të më duan më.
Kam të drejtë të tregoj dhe të shpjegoj ndjenjat negative mirëpo është e drejtë të respektoj edhe ndjenjat e të tjerëve. Mund të shpreh hidhërimin tim por nuk guxoj të jem agresiv.
Qëndroj larg nga fyerjet , shpifjet dhe sjelljet e dhunshme. Nuk u shkaktoj të tjerëve atë që nuk kam dëshirë të më bëjnë ata mua! Shpesh herë më kujtohet se fjalët mund të jenë shumë lënduese.
Këto sjellje, i quajmë sjellje mbrojtëse, sepse me këto sjellje ne mësojmë mënyrën se si të mbrojmë mossukseset para vetës sonë.
Disa njerëz me lehtësi u tregojnë të tjerëve hidhërimin, urrejtjen, zemërimin, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme. Për këta njerëz është njësoj nëse të tjerët i ofendojnë ose i dëmtojnë. Është mirë të dihet se ata janë në përgjithësi njerëz të cilët kanë imazh të keq për veten. Sjellja e tyre agresive është mbrojtja që e kanë përfituar për tu ndjerë të rëndësishëm.
Përktheu nga gjuha sllovene në shqip:
Marie Culaj- Psikologe Klinike
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
kunder nga ajo qe ndjej
Perse nuk mund te kemi te drejt ne femrat te vendosim per jeten ton ?
Unë jam person shumë i dashur
I mbaj gjithmonë miqt në humor
Dhe kënaqen me muhabetin tim
Por femrat me thojnë je mashtrues
Ordiner pa patur fakte ose ndonje tradhëti ndaj tyre