11.02.2016
Pershendetje. Ka rreth nje vit e gjysem qe pelqej nje djale ne klasen time. Ai me shikonte mundohej tme kontaktonte dhe gjithmone te ishte ulur afer meje, por kurre sma thoshte. Mendova se me pelqente dhe u ndava me te dashurin tim(gjeta shkas meqe sshkonim mire). Pastaj pash fotot e ai djalit me nje vajze tjeter, me erdhi inat mu duk vetja budallacke dhe fillova mos ti flisja ti shisja mend ti theksoja qe je shum kot para meje. Ai se kuptoj kete ndryshim drastik timin dhe sme foli me. Tani pas shume kohesh jemi prap ne nje klase dhe ai seshte me me ate vajzen ose ska qene kurre(keshtu mkan thene te gjithe) . Me besoni qe me pelqen shume, me tmerron fakti qe fakulteti mbaron perfundimisht dhe sdo ta shoh me kurre. Sdua ta humbas po njekohesisht eshte shume kokforte per tme lene hapsira ta rifitoj. Cte bej? E dua por sdi si te sillem kete moment me te?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje.
Faleminderit qe keni zgjedhur ta bashkendani historine tuaj me ne dhe na drejtoheni per nje mendim. Kuptoj qe keni patur dhe keni dinamika emocionesh ne lidhje me djalin qe ju pelqen dhe tani jeni ne dileme se si te silleni me te. Shpesh here ne ngreme pyetje per njerezit e tjere ne raporte me ne dhe u japim pergjigje po vete atyre pyetjeve, pa u dhene nje shans qe te pergjigjen ata. Per momentin je e paqarte se si te reagosh ndaj tij por deshira jote eshte qe te mos e humbasesh. Pavarsisht se tani nuk di si te sillesh ndaj tij, ti si do te doje te silleshe me te?
Une shpresoj te te kem orientuar sadopak ne lidhje me dilemen tende dhe te inkurajoj te na shkruash serish ne cdo rast dhe ne do jemi te lumtur tu pergjigjemi.
Gjthe te mirat!