Këshilla/Blog

11.02.2016

Pershendetje!
Njoh dike prej 8 vitesh, frekuentoheshim, derisa ai u largua jashte vendit, dhe nuk i mbanim me lidhjet si me pare (ishim cift dhe e nderpreme lidhjen) . Ai kishte nje lidhje 4 vjecare, ne vendin ku shkoi dhe perseri vazhdonim te flisnim si shoke. Ka 1 vit qe eshte kthyer dhe ne qershor filluam te afroheshim perseri – lidhja me vajzen tjeter ishte nderprere ( keshtu ma beri te qarte ai). U lidhem perseri ne tetor, dhe pavarsisht kohes qe kishte kaluar kuptoj se e doja akoma. Per here te pare kryem marrdhenie intime ne dhjetor, dhe qe atehere u afruam dhe me shume me njeri-tjetrin.
Tani me thone qe ai vazhdon akoma me lidhjen qe kishte patur gjate kohes qe ishte larg, dhe theksoj qe ai vete ma aprovoi nje gje te tille.
E dua shume, e di qe atij i pelqej po vetem kaq.
Lidhjen me ate vajzen tjeter, e kane bere familjare- dhe ajo eshte shqiptare.
Une nuk rri dot pa folur me ate, dhe madje kam pranuar ta vazhdoj lidhjen ( ai ma kerkoi kete) pavarsisht se nuk ka te ardhme. Fundja kush jam une?
Cduhet te bej?
Nuk kam me ke te flas per kete problem.
Theksoj qe e dua shume, dhe nuk jam gati te bej hapa te rinj ne jeten time.
Help!!!

  1. Orjola Pampuri says:

    Pershendetje
    Historia juaj me duket e bukur, sepse ka te beje me nje ndjenje te paster dashurie kundrejt dikujt,, por njekohesisht e veshtire, shpesh femrat dashurohen dhe nuk dorezohen kurrsesi para asnje veshtiresie per te arritur qellimin e tyre, ndersa meshkujt jane ata te cilet thurin gjithe keto probleme dhe ne fund nuk dine ti japin zgjidhjen e duhur. Do te me pelqente qe dashuria jote kundrejt atij djali te realizohej, por, perderisa ai ka marre vendimin te qendroje e zyrtarizoje lidhjen e tij me dike tjeter, besoj qe dashuria e tij kundrejt teje nuk eshte aq e madhe sa e jotja, madje mund te quhet thjesht pasion, por qe nje lidhje te kete sukses duhet te funksionoje me se miri ndjenja e dashurise dhe pasioni se bashku e shume komponenete te tjere. Ti ke nje jete perpara dhe do te jetosh vetem kete jete keshtu qe jeta vazhdon, ti nuk mundesh kurrsesi te shnderrohesh ne nje “loder zbavitese” te tij, I cili kerkon te qendroje me dy femra njekohesisht. Nese do te te donte po aq sa ti do zgjidhte qe pas gjithe ketyre viteve te kthehej tek ti……Mos hezito te me shkruash serish.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV