11.02.2016
Pershendetje! Une kam qene e lidhur me nj djal, per dy vjet, dhe gjat ksaj kohe 1 vit kemi jetuar bashke. Pra me donte dhe e doja shume. Perpos zenkave te vogla, une nuk doja te dilte shume me shoket, por shkonim mire. Deri ne nje dite qe nje vajze i shkroi ne fb dhe une u nevrikosa dhe i shkruajta asaj vajzes ne fb. Qe athere i dashuri nuk po me fliste me. Nderhyri dhe familja e tij normalisht. Ushtruam pak presion si une dhe ata. Dhe situata na doli nga kontrolli. Ai tani thote qe ska ndjenja per asnje dhe sdo tja dij per asgje. Dhe me familjaret eshte agresor. Me mua sillet shume keq, madje sme flet fare, dhe ne ato pergjigje qe me jep mi jep shume prere. Me thote se sme do me dhe se ka mbaruar. Un kam dy jave jam larguar nga shpia e tij, dhe kjo situate ka nje muaj.
Te dy jemi 20 vjec. Pse ai po reagon keshtu? . por seriozisht kam nevoje per nje keshille te mire dhe me baza!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mendoj se ka te beje me zhgenjimin e nje besimi te madh e cila nuk mund te rikthehet perseri ose duhet shum pun dhe kohe per te rikthyer ate besim.
Them se ajo vajza mund ta ketë ndryshuar. Ka plot njerëz që ndikojnë në jetët tona, ndonjëherë na duken aq perfektë sa s’duam tia dimë për pjesën tjetër të familjes, shoqërisë etj. Zgjidhja do ishte të afroheshe e të bisedoje në mënyrë miqësore me të.
Ndoshta gjeti momentin, dhe justifikimin per tu larguar prej teje. Ndoshta pelqen vajzen ne fjale.
Fol, per te mesuar te verteten. Nese do te largohet prej teje, lije te largohet. Jeta sjell plot gjera te bukura dhe me vone! 🙂
Pershendetje
Persa I perket historise suaj, me sa po lexoj ajo ka nisur kur ishit diku 17-18 vjec, pra ne periudhen e adoleshencese, dhe thuajse ne kete periudhe ju keni nisur bashkejetesen tuaj. E cila eshte nderprere para nje muaji per shkak te nje persioni tjeter. Zakonisht ne profesionistet sugjerojme qe bashkejetesat ne mosha te tilla te mos I keshillojme, pasi eshte periudha me delikate per te dyja palet sidomos per meshkujt, te cilet kane kryesisht ndjenja te paqendrueshme, te udhehequra nga pasioni, ku dashuria dhe arsyeja qendrojne nen hije te paformesuar mire ende, keshtu qe ti nuk mund te pretendosh per hapa shume serioze ne nje moshe kaq te re, gjithsesi nese e do kete djale dhe ai gjithashtu ka ndjenja per ty beso j se do te kthehet serish, por gjithsesi une te sugjeroj t’I lesh edhe pak kohe te reflektoje per ate cka ka ndodhur……Ndoshta ate e ka prekush shume kjo situate dhe I duhet edhe pak me shume kohe per te menduar. Sjellja agresive ndonjehere eshte normale per mosha te tilla, pasi nuk duan qe dikush te vendose per ta dhe per ndjenjat e tyre, per faktin se ata dine gjithcka vete…..por une do te te sugjeroja t’I lije edhe pak kohe, pa e shqetesuar,……koha sheron cdo plage.