11.02.2016
Pershendetje! Une jam nje vajze 19 vjecare! Jetoj ne Itali! Jam shume e ndjeshme dhe e palumtur! Per cdo gje mendoj qe te vras veten. Kohet e fundit kam pas dhe zenka me te dashurin pasi jam teper xheloze dhe nuk kam besim as te ai as te vetja ime!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur!
Faleminderit shumë që na shkruan.
Për moshën që ke është një vlerë shumë e madhe që e njeh veten tënde kaq mirë dhe mundesh të kuptosh atë që ndjen.. Unë kuptoj që njerëzit në castet kur nuk ndjehen mirë emocionalisht ndonjëherë në mendjen e tyre shkojnë edhe mendime jo të mira.
Ndjeshmëria për të cilën më flet ka të bëjë me cfarë specifikisht. Nëse mund të më thuash për cfarë ngjarjesh.
Ndërkohë një cështje tjetër që të mundon janë zënkat me të dashurin për shkak të xhelozisë nëse mund të më thuash a ka baza kjo xhelozi?
Besimin që thua që nuk e ke tek vetja për cfarë gjërash specifikisht ?
Jam disi e merakosur për mendimet e tua për të vrarë veten, të lutem nëse më shkruan sërish, mund të më përgjigjjesh nëse deri tani a ke biseduar me dikë tjetër për këto mendime nëse jo unë jam këtu për të biseduar me ty por më duhen edhe pjese të tjera të historisë tënde.
Po pres një përgjigjje më shkruaj sa më shpejt.