Këshilla/Blog

11.02.2016

Kam 4 vjet qe njoh e bashkejetoj me te fejuarin. Para nje muaji vendosem qe ishte momenti per nje femije. Para nje jave per here te pare e provokova dhe ra brenda duke me treguar qe nuk eshte besnik. Te nesermen mesoj qe jam shtatzane. Ai kerkon mundesi tjeter per te mos me zhgenjyer me kurre. Mua mu ka neverit,nuk gjej qetesi. Ne vend te shijoj femijen tek rritet..mendoj per tradheti…po cmendem nga mendimet. Cfare te bej me mundesine e dyte se femijen do e mbaj? Po me trurin tim cfare te bej te gjeje qetesi?? Flm per kohen tuaj…ne pritje te nje pergjigje…

  1. dardana_banana says:

    Hey Inna! Ne keto momente rendesi per ty duhet te kete vetem bebi dhe rritja e tij. Sa per te fejuarin, une mendoj qe perderisa ai paska treguar jo besnikeri ndaj teje ne nje moment kaq te bukur sic eshte nje krijese e re ne toke, ti duhet ta ndash mendjen mire nese ai e meriton vertet nje mundesi te dyte. Qetesia nuk gjehet duke menduar e duke u stresuar sepse nuk eshte e shendetshme as per ty as per femijen. Qetesia gjehet duke bere zgjedhje dhe te mbash pergjegjesi per cdo zgjedhje qe ben. Kjo vlen dhe per te fejuarin. Uroj te te shkoje cdo gje mire dhe shtatzani te mbare 🙂

  2. MA. Almadina Guma says:

    Pershendetje e dashur,
    Faleminderit qe na shkrove dhe Nuk je Vetem!
    Me lejo ne radhe te pare te te uroj per kete lajm te gezueshem e deshiruar nga te dy ju!
    Mendoj dhe besoj qe per ty ky eshte nje moment delikat ndjenjash te kunderta e aq me teper hormonesh gjithashtu si rezultat i ardhjes se nje shtatzanie.
    Nuk jemi te pergatitur per te degjuar te vertetat ndonjehere. Po kur vijne, lipset te perballemi me to dhe e kuptoj shqetesimin tend, inatin, zemerimin, sensin e braktisjes ne nje lloj forme nga partneri, e te mos ndjerit ajo e deshiruara dhe e para ne syte e tij dhe sensin e tradhetise. Aq me teper amplifikohen keto ndjesi nderkohe qe do ju duhet te rrisni familjen tuaj e te jeni me te pergjegjshem e keni patur pritshmeri te tjera, deri ne kete pike.
    Ke shume te drejte ti provosh keto ndjesi, por tu japesh edhe kohen ti perjetosh, ti mendosh, te kalosh permes tyre dhe te dish se cfare do ti.
    Ne vend ti pergjigjem dretperdrejt pyetjeve te tua, do te beja une disa pyetje ty:
    • Cfare do ti e dashur, pavaresisht se cdo gje tani mund te duket e therrmuar, e copezuar e zhgenjim?
    • A ka mundesi te ndertoni nje komunikim te dy dhe te qete, ku keto ndjenja e ndjesi te komunikohen?
    • A ka menyra per te rigjetur njeri tjetrin, pas kaq kohe njohje?
    E dashur, nje tradheti ndodh per shume arsye, por eshte edhe tregues I dickaje qe mungon dhe s’eshte e plote ne marredhenien aktuale, dicka me te cilen duhet te jeni gati te dy te flisni, te komunikoni qetesisht dhe te rigjeni njeri tjetrin. Dhe kjo duhet te behet jo vetem ne emer te “femijes” qe po vjen, por si rezultat I deshires se perbashket dhe sepse ju mund te jeni te plote me njeri tjetrin.
    Cfaredo vendimi e pergjigje te kesh brenda vetes tende dhe te marresh, duhet te te orientoje drejt asaj qe te ben ty te lumtur e te plote si person!
    Merr kohen tende, nuk je vetem e te gjitha pergjigjet I ke brenda vetes tende.
    Te uroj gjithe te mirat.
    Na njofto!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV