11.02.2016
Ju pergezoj per kete iniciative te jashtezakonshme qe u sherben te gjitheve pasi ne disa situata te caktuara te gjithe kane nevoje per ndihme por nuk dine kujt ti drejtohen.
Shqetesimi im zgjat prej momentit qe shoh nje bisede ne telefonin e te fejuarit.Bashkebisedim me nje vajze e cila e vlereson nga ana profesionale por me pas arrin ne nje bised me e thelle se vleresimi ku ajo shfaq pelqimin.I fejuari duket se i behet qejfi por asgje me shume dhe nuk shoh asnje pergjigje te ekzagjeruar.
Un jam shum e komunikueshme,e dashur dhe jap max pa nenvlersuar asnje cast me te fejuarin.Por nuk duroj dot asnje femer qe mund ti afrohet qoft edhe nga interesi se ai esht profesor.Kam besim por ne mendjen time ai asnjeher sduhet tu pergjigjej e te zgjaste muhabetin me asnje qe del nga korniza e profesionit,vlersimit dhe mendoja q ai sdo ti pergjigjej interesimit te asnje njeriu n bot pervec meje.Cfar po ndodh?Si mund ta kapercej kete shqetesim?Ndoshta sepse te njejten gje bej edhe une.Nuk do doja qe kjo bisede te behej publike.Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur
Faleminderit qe na ke shkruar dhe qe e gjen kete inisiative te rendesishme, duke ndare dicka te jetes tende me ne.
Ne baze te letres tende, dukesh se ti paraqet dy shqetesime, ku njeri eshte me specifik e tjetri me I pergjithshem.
Fillojme me te parin: ty te shqeteson nje bisede, dicka lidhur me kete bisede, dicka qe ti mund tja artikulosh e komunikosh shume mire e qetesisht te fejuarit tend, duke shprehur cfare nuk te pelqen ty, apo cfare nuk te ben te ndihesh mire me ate mesazh.
Kerkohet gjithashtu qe te flisni qete, duke u drejtuar me “Une” pa akuza te panevojshme, me ndjesi dhe me dashuri.
Me cfare shpreh per ty kjo marredhenie eshte shume e rendesishme. Ne rast se komunikimi tjeter shkon pertej dickaje me teper se vleresimi, mund te jete nje shenje e dickaje qe mungon te ju, qe duhet te rikuperohet e ridimensionohet.
E dyta eshte qe ti thua qe “ai s’duhet tu pergjigjet e te zgjas muhabetin dhe te mos ti pergjigjej interesimit te asnje njeriu ne bote pervec teje”, por ne e dime shume mire qe jetojme ne nje bote sociale, ku puna, vleresimi I te tjereve dhe individualiteti yne eshte I rendesishem per ne. Nuk e posedojme dot tjetrin, mund ti afrohemi me dashurine e vleresimin tone.
Madje me kujtove fjalet e nje filozofi “Dhe qendroni bashke por jo shume afer dhe paste hapesira ne bashkimin tuaj”
Te uroj gjithe te mirat dhe te gjesh ekuilibrat mes bashkimit e hapesires!