12.02.2016
Jam ne vit te pare gjimnaz.Ne shkolle jam nje nxenese me mesatare mbi 9 . E dua punen nuk e kam problem ngarkesen nuk me intereson lodhja para notave. Ajo cka vertete dua nuk jan notat por dija por e keqja eshte se kur te mbaroj gjimnazi notat jane ato qe kerkohen prandaj dua ti kem sa me mire sepse dua te fitoj nje dege te veshtire. Problemi qendron se ndonjehere me ze dembelizmi dhe filloj bie pak nga mesimet dhe filloj punoj shume prap per te arritur ku duhet dhe kjo per shkak te telefonit. Jam shume kundra teknologjis por nuk e di pse bie pas telefonit. Shpesh e mbyll per te qen e qete por ka dhe raste qe ngelem me ate dhe ktej mesoj ktej dergoj mesazhe. Si mund te mesohem tamam qe telefonin ta kem perball dhe mos ta kap. Cfare duhet te bej te largohem prej tij?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Gjëja e vetme që duhet të bësh është që ta fikësh në orarin e studimit (Power OFF) dhe pas studimit në kohë të lirë ndize prapë. Fike dhe mos mendo më për të!
Përshëndetje,
Ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm”.
Te pergezoj per rezultatet e arritura. Varesia nga mjetet elektronike eshte sot problem per shume te njerez te mitur dhe te rritur. Edhe vete ju e thoni se lidhja juaj me telefonin po ju pengon me synimet tuaja, atehere eshte e qarte se ju duhet te shkeputeni prej tij. Filloni duke e larguar telefonin nga vetja per periudha te shkurtra. Sidomos kur jeni duke studiuar lereni ate ne cante ose ne nje dhome tjeter. Mos e mbani afer kur ushqehen apo kur shkoni per te fjetur. Perpiquni te organizoni kohen tuaj, duke lene nje kohe te vecante prej 1 apo 2 oresh per te shkruar mesazhe dhe per te komunikuar me miqte. Ju mund te edukoni veten per ti dhene sendeve apo objektivae personale rendesine qe u takon.
Gjithe te mirat.