12.02.2016
prsh , gjeja qe me shqetson me shum esht se nuk mundem dot te rri me nje mashkull jam 19 vjece dhe ende nuk kam ndenjur apo biseduar me nje djal kam behem shum keq kur pran kam nje djal nuk mundem te flas bllokohem e tera nk me vjen as nje dhoj mhb vetem rri e heshtur me tvertet qe jam ne hall te madh nuk di si te veproj mund te me jepni ndonje keshill plzz
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Thjesht çlirohu, flit para pasqyrës dhe bëj prova. Aktrimi është pjesa kryesore rreth bisedës së përditshme. Aktro sa më shumë 🙂
E Dashur përshëndetje e vlerësoj shumë që po shkruan në faqen tonë!
Po të kuptoj që ke një hall të madh dhe që duhet të jetë shumë e vështirë për ty që ndodhesh në këtë situatë. A mund të më thuash në kategorinë ‘mashkull që nuk i flas dot dhe që nuk qëndroj dot në një dhomë’ futet kush më specifikisht. Të lutem më bëj një listë me meshkujt të cilët mund të qëndrosh dhe një listë me ata që nuk qëndron dot.
Një gjë që kuptoj është që ti tenton ndërkohë të provosh të qëndrosh me ta dhe kjo është një gjë e mirë. Po kur qëndron me ta ka edhe vajza të tjera? Edhe nëse je bllokuar dhe nuk ke folur cfarë ka ndodhur më tej më përshkruaj një situatë specifike.
Mezi po pres të më përgjigjesh!