12.02.2016
ka pese vjet qe jam me nje femer,dua te vdes per te por ajo me ben te ndjehem shum keq.kam patur historira tjera,kam qene shum normal.tani me kete qe jam aktualishte kam arritur deri ne ate pike qe mos te jem ne gjendje te plotesoj kerkesat e nje femre.jam i shqetesuar jam shum i stresuar,me ka humbur e gjith ajo adrenalina qe kisha ne fillim vetem per arsye se me ben te ndjehem keq.per te kryer marrdhenje me eshte dashur te perdor viagra ne padieni te saj.dhe kjo gje me mundon jasht mase,nuk kam as nje lloj besimi ne vetvete me.ju lutem nese ka zgjidhje problemi im,me ktheni nje pergjigje.jufaleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
ju lutem ktheni nje pergjigje.
Pershendetje,
Faleminderit qe na ke shkruar.
Pyetja i eshte derguar ekspertit. Po presim pergjigjen nga ana e ekspertit.
Ju lutem kini pak durim, derisa te vije pergjigja e ekspertit.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk Je Vetem
Përshëndetje,
Unë e shikoj si një aspekt shumë pozitiv që Ti po kërkon këshillë në lidhje me këtë çështje delikate. Nga ajo që ti thua duket sikur vështirësitë për të kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën lidhen me faktin që ajo të bën të ndjehesh shumë keq. Çfarë bën ajo konkretisht? Çfarë të thotë? Me kë të ngjajnë reagime e saj? A ke folur ndonjëherë me të në lidhje me atë që ndjen nga reagimi i saj? Si është marrëdhënia juaj tani? Gjithashtu, do të ishte mirë të analizoje se si është reagueshmëria jote seksuale ndaj vajzave të tjera? Po kur shikon filma? Po gjatë ëndrrave? A ke dëshirë? Kur ulet dëshira? Po më përpara çfarë ta nxiste dëshirën? Nuk e di se sa të kam ndihmuar por në çdo rast mund të këshillohesh me një psikolog pasi ky problem ka zgjidhje por në fillim duhetpunuar për të kuptuar shkakun.
Gjithe te mirat!
Pershendetje, Te njejtin problem kam edhe un kur shikoj filma eshte cdo gje ne rregull po ashtu dhe ne endrra shpesh zgjohem i eksituar nga gjumi nga enderat qe shikoj domethene endrra erotike por edhe pa pare filma ndonjeher thjesht e preku dhe mendoj gjera erotik dhe eshte ne rregull por problemin e kam kur jam me nje femer jam i eksituar dua te bej seks me te por penisi nuk qohet me ka ndodhur me te gjitha femrat qe e kam provuar ju lutem me jepni nje prgj ju lutem.
Cdo gje eshte ne rregull kur shof filma apo kur shoh endrra thjesht me femra nuk me qohet dua te kem seks me te jam i eksituar por penisi nuk qohet theksoj jam i turpshem me femrat ju lutem nje pergjigje