Këshilla/Blog

12.02.2016

Pershendetje
kam shume nevoj per mendimin e dikujt. Mendoj se kam rene ne depresion. Jam 20 vjece dhe kam nje femij 1 vjec. Burri im eshte bixhozxhi dhe hajdut tani edhe pse me nje femij te vogel kam menduar te ndahem pas shume vuajtjeve. Por duhet te jetoj me babain dhe nenen time me te cilet kam pasur shum debate pasi nuk me kushtojn rendesi fare mua por vetem vellait tim. Gjithmon me duket sikur sme duan. Skam shkolle skam punuar asnjeher dhe vete skam te ardhura. Dua nje mendim si te veproj . Te ndahm dhe te rri me prinderit apo te vazhdoj me burrin?

  1. Anila Sulstarova says:

    Pershendetje,

    Varësia është një sëmundje që i shkakton shumë vuajtje dhe famlijes. Një mënyrë është burri të shkojë në qendra rehabilitimi, por duhet të jetë ai që e dëshiron ndryshimin. Dhe familja ta mbështesë. Padyshim që jeni në një situatë shumë të vështirë. Nëse bashkëshorti nuk do të trajtohet për varësinë e tij. Atëhere ju duhet të kujdeseni për veten dhe fëmijën. Ndërkohë që mund tu kërkoni prindërve të të mbështesin për një periudhë kohe sapo të keni filluar një kurs [professional edhe një punë.
    Thoni që jeni në depression, nëse kjo situatë është e tille për më shumë se 6 muaj, duhet patjetër të kërkoni ndihmën tek nje psikolog klinik apo psikiatër.

    Ju uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV