Këshilla/Blog

12.02.2016

Pershendetje jam 20 vjec para 3 pse 4 viesh kam pasur probleme familjare qe do te thot ndikuan keq emocionalisht tek une.. U futa aq shume saqe me ndodhi aritmi ne zemer bera ekg po me doli mire me gha gjendje ankthi iku ajo nat u qetesova dhe mbas caa kohesh ndjeja dhimbje te krahut gr majt shkova u viziotova dhe perseri bera ekg me tha qe nje valvul zemra nuk te punon mire se kryen mire funksionin duhet te beja nje eko mos gaboj quhej nejse nga frika nuk e bera edhe tani me eshge kthyer ne frik ndjej dhimbje anes gjoksit dhe ne ndodh aritmia shpesh.. Mund te me ndihmoni ?

  1. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Une do t’ju keshilloja te mos neglizhonit asnje keshille nga mjeku juaj. Nje eko zemre mund ta orientoje ate drejt diagnostikimit te sakte.

  2. Almadina Guma says:

    Pershendetje
    Perballja me sfida ne jete qe kerkojne perfshirje emocionale e mekanizma te forte e mbase edhe nevoja per ti kapercyer e kaperdire ato detyrimisht me force, ben qe trupi jone si kunderpergjigje te na shfaq fizikisht shenja nga me te ndryshme, si nje menyre per te na “shkundur” qe duhet te merremi me problemet.
    Nje prej shenjave te mundshme ne raste ankthi eshte pikerisht ndjesia e rrahjeve te shpeshta te zemres ne situata te caktuara,aq me teper kur na kujtohen ngjarjet ose situatat permbajne elemente ngacmues. E besoj shqetesimin tend, pasi shenjat jane te forta edhe pse predispozohen nga arsye emocionale. Trupi e mendja japin goditje te tilla per te na thene qe duhet te merremi me problemin emocional qe kemi, ose ate qe nuk eshte superuar ne forme te shendetshme nga ceshtjet qe ti ke kaluar.
    Kjo kerkon me shume informacion nga ju per problematikat qe keni kaluar, mendimet qe keni aktualisht, kur e si ndodh aritmia etj, por ne nje moment te dyte, pasi ne ato qe ju thoni, keni dy rezultate te ndryshme nga vizitat mjekesore qe keni bere. Besoj se do te ishte mire qe te shmangeshin arsyet fizike perpara se te mendojme per arsye te tjera emocionale apo ankthioze.
    Per momentin, me racionalitet e kurajo te keshilloj te perballesh me viziten e nevojshme mjekesore, per te perjashtuar mundesite fizike.
    Ndonjehere frika eshte me e madhe se ajo cfare mund te jete rezultati. Keshtu qe me kurajo interesohu per viziten, ler takimi dhe kujtohu qe nuk je vetem!
    Urojme qe vizita te shkoj sa me mbare
    Me tej, qendrojme te hapur nqs deshiron te bisedosh me gjate per ceshtjet e tua.
    Gjithe te mirat,

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV