17.02.2016
Pershendetje!
Jam nje vajz 22 vjeqare, ne vitin 2014 jam njoftu me nje djal online ne facebook, ai djali jeton ne Amerik i ka 23 vjet, pasi edhe kemi bisedu shume nje kohe deri sa ka kemi vendos edhe me bo nje hap perpara “Fejesa”.
Ka ardh ne Kosove vetem me mamen dhe motren e tij, para se te vinte ne kosove kane ndodh disa ngjarje qe atij me demek nuk i kane pelqy qe une i ka be(kryesisht like-s ne facebook), por me kurre skam be asnje like as kurgjo vetem per te me plotsu.
Pasi erdhi ne kosove u fejuam, ndodhen edhe disa gjera xhelozi te pakuptimta por kalonin.
E ka nje te keqe shume sepse e permend qdo send ne te kaluaren, pa marr parasysh sa isha penduar e sa i kerkoja falje per qdo gje qe i kishte pengu prap pas disa ditve e perseriste te njejten gje, tmerr.
Jemi feju, jemi kurorzu me vetdeshire…pasi eshte kthyer ne Amerik filloj gjithqka te prishet, qdo imtesi, qdo problem, qdo detaj te lidhjes ton i tregonte nenes, motrav te vete, me akuzonte kinse jam e pandershme, e pa moralshme, e pa ndershme, me thirrte lloj lloj far emri vetem per shkak te disa like-ve ne facebook dhe disa fjaleve qe njeri nuk i mendon nganjere se qa flet.
Ma shante familjen, me izoloj nga shoqeria, nga shoqet te gjitha i quante Kurva(me falni ne shprehje), te gjitha i bera per te u largova, u izolova edhe nga shoqeria e te gjitha i beja per te. Ai nuk po sheh, se di qdo dit te njejtat gjera e permend te kaluaren kinse shume e kam lendu me ato gjera(like ne facebook e disa fjal te pamenduara), pastaj me akuzon, me shan, me ofendon e poshtron pasi e ndal telefonin nuk i flas i bie pishman dhe me flet prap. Tash ka marr tjeter strategji me tha do bej gjithqka qfare ke be ti, do behemi baraz, i thash ne rregull jem. I beri te gjitha qa i kam be, i thojs a do me u nda me mire, me thoshte Jo. Edhe pse e dija edhe e di qe me do shume, gjithqka ka ndryshu e se di qka me be, eshte shume xheloz teper xheloz, dhe ka fillu me me thene pse po don me me kontrollu, smundesh me msu me kon me fol ose me kon me nejt. Jam tmerr sepse kur ai me izoloj nuk i thoja pse po me kontrollon.
Nuk e di qfare ka, se di qfare te bej, ju lutem nje keshille ju lutem jam shume keq. Familja e atij djalit motrat e nena perzihen shume, i fejuari im esht djal i vetem ne shtepi(ska vellezer te tjer).
Ju lutem me keshilloni qa te bej, e dua shume smund ta paramenoj jeten pa te, por gjerat e njejta po perseriten shume duke fillu pernendja e te kaluares dhe me ben fajtore per qdo deshtim tij. Pres pergjigj nga ju, jam keq.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje
E lexova me shume interes letren tende, dhe historine u mundova ta analizoj.
Une doja të shtroja disa pyetje me qëllim që edhe tit e jeshmë e qartë mbi ate cka kerkon dhe pretendon nga lidhja jote. Nje lidhje mes dy njerezve perpos pasionit, dashurisë, mbart edhe disa faktore të tjerë të cilet e ndihmojnë të mbijetojë ndër vite, e ato janë besimi, komunikimi, mbeshtetja, mirëkuptimi. Një lidhje që pretendon një të ardhme të gjatë nuk mund të ketë dhunë fizike dhe psikologjike (si sharje e ofendime). Jut u dy mund të ndjeni nevojën e njëri-tjetrit, por njëkohësisht, nuk po gjeni gjuhen e përbashkët një faktor I rëndësishëm, për të mbajtu lidhjen. Ndaj do të të pyesja nëse mundesh të mendosh një të ardhme si bashkëshorte apo si nënë e një njeriu që të pengon lirinë, këtu me liri nënkuptoj shoqerine tënde, familjen tënde, dëshirat e tua etj, keto janë pjese e jetës. E mendon veten nënë e fëmijëve të tij ku nuk duhet kurrsesi të jenë pjesë e qoftë edhe një mosmarrveshje të vetme? Pra ajo që unë të këshilloj është të reflektosh mbi gjithcka përmenda më lart dhe të bisedosh me të duke marrë parasysh cdo lloj risku. Në fund të fundit më mirë një fund I dhimbshëm se një dhimbje pa fund, Gjithsesi ftoje të bisedojë hapur mbi gjithcka me ty dhe ti mund ti shtrosh të gjitha “kushtet “ e tua.
Te përshëndes