20.02.2016
Pershendetje ! Jam nje djale qe jetoj ne Tirane dhe vazhdoj shkollen ne nje shkolle private te njohir ketu . Situata po me shkakton shume stress . Jam djal qe studioj , i vullnetshem dhe qe ne fillim te shkolles , meqenese isha i ri dhe te tjeret nuk me njihnin u shtangen kur une pergjigjesha shume mire dhe sakte . Po ne klase kam edhe nje goce tjeter qe meson sa une , e zgjuar . Kjo ka filluar qe ne shtator me fillimin e vitit te ri shkollor . Duke qene se jemi dy nxenesit me te mire te klases midis meje dhe saj ka shume konkurenc por ka edhe nje xhelozi te pashpjegueshme . Ne kemi qene shoke te ngushte ne fillim por pasi ajo filloi te “hidhte kunja ” une e kuptova qe ajo xhelozonte prandaj dhe un ia ktheva me te njejten monedhe . Gjerat u perkeqesuan . Jemi zene disa here , madje edhe publikisht , te gjithe e dine qe mes nesh ka sh xhelozi , thuajse perplasemi briresh cdo dit . Ajo qe me shqeteaon eahte se kjo goca po ndikon shume te tjeret duke hapur opinion negativ ne klase , ka ndodhur te shahemi rende deri sa kemi aritur ne kercenime . Para disa ditesh ishim zene perseri , per shkak se kjo me futi ne mes te lidhjes te saj . Kishte nje lidhje me nje cun me te madh , dhe si per bela cdo gje vinte e me “qahej” mua . Une isha ne dijeni te gjithckaje dhe e njihna cunin . Me pas u nda , dhe me kerkoi qe moa te flisja me me te , nuk e bera , pasi ajo mund te zihet me shume persona por une jam i detyruar ti flas per aq kohe sa nuk me kane ben gje . U zume keq . Me pas ajo me foli , duke kerkuar ndihme prej meje ne test . Edhe un e ndihmova . Dje u zume prap , madje ne prezenc te nje shoku qe i nxiste me shume gjerat . Kur cohem ns derrase ajo “hedh thumba” , shan dhe e kam rrahur disa here sepse nuk duroja dot me , jam perpjekur edhe ti zgjidh gjerat me te mire por pa rezultat . Nuk di cfare te bej!Cfare me keshilloni ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Qendro indifferent, vazhdo te mesosh dhe vertetoi asaj qe aty nuk je per gare por per te mesuar. Nuk ke pse ndikohesh nga veprimet dhe fjalet e saj, do te vij koha kur do te heq dore nga keto veprime te deshperuara adoleshentesh.
Pershendetje,
Ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm”. . Situatat qe ju i pershkruani si xhelozi dhe konkurrence kane shume elemente te nje fenomeni te quajur “bullizem”. Cdo veprim i vajzes qe nga perhapja e thashethemeve negative per ty e deri te “hedhja e thumbave” tregon se ti je ne fokus te mendimeve te saj. Nga sa ju tregoni duket qarte qe mes jush dhe vajzes ka nje lloj tensioni i cili duket se nxitet prej me se shumti prej saj. Ju jeni ne nje moshe delikate dhe jeni ende duke formuar identitetin tuaj. Mesa duket vajza shpesh ju vendos ne situata ne te cilat ju nuk keni deshire te perfshiheni, duke treguar vazhdimisht interes ndaj teje. Do te keshilloja te tregoheshe i kujdeshem , por ne asnje rast i dhunshem. Mesa duket vajza ndjen se ka nje lloj kontrolli mbi ty, pasi vazhdimisht ti tregon se je pjese e grackave te saj. Tregohu me i vemendshem ndaj sjelljeve te saj ne menyre qe te qendrosh larg situtatave ku nuk ke deshire te perfshihesh. Gjithashtu shih me kujdes se cili nga te rriturit, mesues apo prinder, mund te te lehtesojne kete situate.
Gjithe te mirat.