21.02.2016
Pershendetje! Kam menduar shume here te konsultohem me psikolog ne lidhje me shkollen sepse nuk kam m as deshire as durim per ta vazhduar ( jam n universitet vit te dyte) dhe kam shumme provime te mbartura…e harxhoj kohen ne menyren me kot dhe inutile t mundshme dhe perseri nuk studioj dhe pse e kam kusht q duhet ta mbaroj patjeter ( ne gjimnaz gjithmone kam qen e dalluar ne mesime) por nuk mundem t msoj edhe duke ditur shum mire q pas disa ditesh kam provim vazhdoj te mos e hap librin :/ e vuaj cdo nate kte gje dhe me esht kthyer ne stres ne makth nuk e di 🙁 …( duhet te shtoj qe jetoj dhe ne nje shtet tjeter e vetme) faleminderit ne rast pergjigje 🙂
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur! Dua te them qe nuk je e vetmja qe gjendesh ne te tille situate! Ka miliona studente qe ndohen po njesoj si ty dhe po kalojne ne po te njejtat probleme me shkollen! e vecanta jote eshte se ti e ke identifikuar problemin dhe e ke pranuar qe ke nje problem dhe tashme je duke kerkuar zgjidhje! A mund t’ja dalesh? patjeter qe po. Une kam besim tek ty! *( edhe pa te njohur). Me kete dua te them qe ti aktualisht po perdor vetem 2 perqind te kapacitetit te trurit tend. Nese do arrish ta vesh ne pune me pak mundim do arrish rezultatet e duhura dhe te eleminosh stresin qe ke! Se pari dua te them qe nuk eshte faji yt! Eshte faji i sistemit shkollor qe nuk na tregon se si te mesojme ne menyre efektive! Blejme nje high lighter dhe nisim nenvizojme gjithcka dukje ndenjur per ore te tera mbi libra. Pas 45 minutash truri nuk arrin te perthith me njohuri! pra kur studion bej d5 minuta studim 15 minuta pushim , ha frut , degjo ndonje kenge apo video motivuese ne youtube, bej pak gjimnastike. Mos u mundo te pertypesh shume mesime njekohesisht! Ti muns te studiosh matematike per 90 minuta dhe jo per 6 ore. Organizohu ,bej nje program te dites tende! duke caktuar oret qe do mesosh dhe ato qe do dalesh me shoqerine apo thjesht per qetesim! Gjej nje vend te qete ku te studiosh! Nje cep te biblotdekes se universitetit. Mendo te heqesh nga pak provime te mbartura cdo sezon dhe jo te mundohesh se teprmi me te gjithe! Tjetra gjate mesimit, shko e ulu ne bank te pare. Keshtu do shmangesh shperqendrimin dhe do kesh kontakt me lektorin qe do te thote se ti po e merr shkollen seriozisht dhe jo thjesht frekueintim! Kur meson mundohu tja shpjegosh dikujt apo te pretendosh se po ja shpjegon dikujt! Nese ti nuk arrin tja shpjegosh thjesht dikujt atehere ti nuk e ke te qarte! formo nje grup ne klase 2-3 veta me te cilet te studiosh dhe ti beni pyetje njeri tjeterit! Dhe tjetra e dashur mos e mer shkollen kaq seriozisht ne aspektin qe te stresohesh e te shkaterrosh shendetin tend! Kuptoje qe askush dhe asgje nuk ka me teper vlere sesa shendeti yt. pra merri gjerat shtruar, me sportivitet, pa u perfshire shume emocionalisht! Shife shkollen si nje loje qe ka ca rregulla te caktuar! Dhe per cdo gje qe ndjen ankth bej vetes nje pyetje : Cfare eshte me e keqja qe mund te ndodh? do ngelesh? e pastaj , edhe ajnshtajni ka ngelur! mendo pozitivisht dhe do t;ia dalesh! te pershendes
Përshëndetje e dashur!
Ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm”
Nga pershkrimi qe i beni problemit tuaj duket se nuk keni aritur te pershtateni mire me mjedisin e ri. Fakti qe prej fillimit te universiteti ju jetoni vetem, larg familjes dhe ne nje vend te huaj mund te jete nje nga arsyet e veshtiresive qe ju hasni. Ju keshilloj te mbani kontakte te shpeshta me familjaret tuaj te cilet mund t’ju mbeshtesin emocionalisht. Ju tregoni se keni qene me rezultate te larta gjate kohes kur studionit prane familjes. Mungesa e perqendrimit, dhe shperndarja e vemendjes tregojne se nevojat tuaj emocionale po ju pengojne me ecurine ne studime. Gjithashtu provo te organizohesh duke vendosur disa priorite, ne menyre qe te mos humbisni investimin tuaj per te ardhmen.
Gjithë të mirat.