KĂ«shilla/Blog

20.02.2016

Pershendjetje 🙂
Para dy javesh vellai im u be pjese e nje zenke qe zhvillohej ne nje shkolle tjeter. Kishin shkuar ne aktivitet shkollor dhe pasi fituan, nxenesit e shkolles pritese nuk e pranuan humbjen dhe i rrahen ne fund te lojes. Theksoj qe dhe vellai im ishte dhunuar fizikisht. Pas nje jave, nxenesit e shkolles te vellait tim u kthyen te shkolla pritese dhe i rrahen nxenesit, (vellai im jo), madje njerin e kishin rrahur kaq shume sa per pak mund ti kishin demtuar syrin pergjithmone. Meqenese djali ishte demtuar, familja e coi situaten ne polici. Mesuesi i kontaktuar nga policia( ai qe kishte organizuar aktivitetin) kishte vetem numrin e vellait tim dhe si pasoje prinderit e mi bashke me vellain shkuan ne polici. Policet i moret telefonin e vellait dhe pane bisedat dhe rrjedhimisht pane dhe emrat e nxenesve qe kishin demtuar djalin ne fjale qe ishte ankuar. Pasi u mor vesh e gjithe kjo, djemte te cilet ishin involvuar dhe kishin rrahur ate djalin u telefonuan nga policia dhe e moren situaten sikur vellai im kishte nxjerre emrat. Dhe tani kerkojne ta rrahin dhe e kane kercenuar. Kam shume gjera ne koke se si mund ta ndihmoj vellain, por mendoj se me duhet nje nje keshille e nje niveli me te larte 🙂
Shume faleminderit paraprakisht.

  1. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje,

    Më vjen keq për situatën në të cilën ndodheni. Kuptoj pozitën tënde dhe shqetësimin në lidhje me përfshirjen e vëllait tënd në këtë zënkë.Duket që zënka ende nuk është zgjidhur dhe duke ditur që ata djem janë të dhunshëm, do te te sugjeroja të denonconi sa më parë në polici kërcënimet që ka marrë vëllai yt.
    Edhe pse ti nuk përshkruan përjetimin e vëllait, besoj se kjo duhet të jetë një periudhë e vëshirë për të. Përpiqu të flasësh me të për të kuptuar si ndihet.
    Uroj që gjithçka të shkojë mirë!

    Denisa Ndreka, Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.