25.02.2016
Pershendetje. Shpresoj te me ndihmoni pa me paragjykuar. Jam nje vajze 18 vjec dhe jam e dashuruar me dike te martuar. Ai eshte i ri dmth eshte martuar ne moshe te re. Nuk e dua per leke pasi ai seshte i pasur nuk e dua per bukuri sepse seshte i bukur thjesht e dua dhe dua te jem me te. Nderkohe ai me do mesa thote dhe deshiron te jemi bashke. Cfare duhet te bej ? Ta harroj dhe te gjej dike tjeter apo te vazhdoj me ate qe dua dhe ai te prishi familjen ? Theksoj se nuk mund te dua askend tjeter dhe nuk e kam ditur qe ishte i martuar.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Faleminderit qe na ke shkruar. Nuk je vetem, nuk je e paragjykuar por e mirekuptuar!
Emocionet jane te forta nqs ndjejme e duam dike prane e me te forta behen edhe prej pamundesise per ta patur personin.
Dashuria eshte dashuri dhe eshte e bukur sic eshte. Po ashtu dashuria nuk eshte egoiste e merr shpesh forma e menyra te ndryshme, po ashtu sic mund te takojme, gjejme shume dashuri te tjera ne jete. Ndjenjat jane tonat dhe na nevojiten shume e nepermjet tyre rritemi, edhe ne largesi, edhe ne afersi.
Nderkohe qe fakti eshte qe ketu ka dicka per te zgjidhur dhe personi per te cilin ti ndjen eshte ne nje lidhje, angazhim, marredhenie. Ti permende qe nuk e dije qe ai ishte I martuar, por ja qe tani e di dhe i takon personit tjeter te reflektoje per jeten e vet e cfare do te bej.
Vendimi I tij nuk duhet te vij prej ndonje presioni, apo faktit qe mund te lendoje ty apo dike tjeter, por si nje vendim se cfare eshte me e mira per te, per veten e tij, ajo qe e ben ate njeri me te mire e te plote. Keto vendime kerkojne nje te menduar te mire emocional e racional.
Te gjithe kemi ne dore te zgjidhim problemet tona, te perballemi dhe te marrim vendimet.
Pyetjet e mia per ty jane dy:
• A ka vete mundesi personi qe te perballet e te marr nje vendim per veten e vet, familjen qe ka ndertuar, perpara se te nis nje marredhenie tjeter me te thelluar?
• Apo mendon qe ti mund ta zgjidhesh situaten me te cilin ai duhet te perballet?
Deri ne pergjigjen e ketyre pyetjeve, ajo qe eshte e rendesishme eshte qe ti te merresh me veten tende. Do te ta keshilloja kete fort.
Pavaresisht vendimit tend, do te keshilloja te mos ti harrosh a shtypesh ndjenjat e emocionet e tua dhe as te harrosh edhe me te miren qe mund te marresh nga personat qe do takosh ne jete.
Jemi gjithmone ketu ne rast se do te flasesh serish
Te uroj gjithe te mirat!