Këshilla/Blog

25.02.2016

njeoh nje cune ne fb dhe me duket se ndjenj per te por kam frike ta takoj, cf te bej kam frike edhe nga familja

  1. Almadina Guma says:

    Pershendetje e dashur,

    Faleminderit qe na shkrove.
    Nga letra jote eshte e veshtire te kuptohet se pse i druhesh kaq shume takimit me kete person. Ne rast se do me informoje me shume, atehere do te pergjigjesha edhe me gjate.
    Por megjithate, frikerat e emocionet qe ti ke e ndjen, duan ne fakt te te thone qe te perballesh me to. Takimi me djalin qe ti thua mund te te ndihmoj me mire e me qarte te kuptosh se c’ndjen, te njohesh tjetrin e gjithashtu te marresh vendimet e tua.
    Per sa i perket frikes nga familja, e kuptoj qe mbase shqetesimi jot eshte prej kufizimeve, merakut qe kane, frikerave te tyre gjithashtu(duke e supozuar pasi ti nuk ke dhene shume informacion). Por edhe kjo eshte nje frike me te cilen eshte mire te perballesh dhe kjo realizohet nepermjet komunikimit, sado e veshtire te jete.
    E kuptoj qe mbase nuk eshte e lehte te perballemi me frikerat tona, por besoj se do te ndihmoje shume te rritesh, te fitosh besim, aftesi per te njohur te tjeret, kuptuar prespektivat e tjereve si dhe ne rastin e familjes tende, per te rritur “unin” tend.
    Komuniko, njih e lere veten tende te rritet. Sa me shume ti shmangemi frikerave tona, aq me shume do na dominojne ato.
    Te uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV