06.03.2016
Pershendetje ! Jam nje vajze 21 vjec qe kam probleme me kapsllekun . Eshte nje problem i vazhdushem jo me perjudha kohore. Me shkakton dhimbje duke filluar qe nga stomaku e deri ne fund te barkut, me jep kriza shume te forta .Problemi me ka filluar qe kur isha 18 vjec. Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshille qe duhe te ndjek. Zakonisht ushqehem shendetshem nuk i preferoj shume fast footet i ha rralle por tosten e bere vet mund ta ha dy-tre here ne jave ne dark.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Problemet me kapsllekun mund te vijne si rezultat I nje diete te varfer ne fibra, pirjes se paket te ujit gjate dites, stilit tuaj te jeteses jo fort te shendetshme me mungese te aktiviteteve fizike, Gjithashtu dhe injorimi qe mund ti bejme deshires per te shkuar ne banje mund te agravoje ne kapsllek. Disa lloj mjekimesh si qetesuesit, hekuri, laksativet e shpeshte te cilet mund te perdorim per trajtimin e kapsllekut mund te rendojne situaten gjithashtu. Dhe vete mungesa e elasticitetit te muskujve te pjeses se poshtme ( muskujt pelvik) mund te jete shkak I kapsllekut.
Masat qe ju duhet te merrni lidhen kryesisht me menyren tuaj te jeteses. Konsumoni sa me shume ushqime me fibra (rreth 25 gr fibra ne dite), hani sa me shume perime, fruta. Pini sa me shume uje dhe eleminoni kafen dhe alkoolin, Aktiviteti fizik gjithashtu permireson gjendjen tuaj, Mundohuni te shkoni ne banje sa here e ndjeni te nevojshme duke mos e neglizhuar ate. Merrni laksativet nen konsulten e mjekut.
Keto me siper jane keshilla te pergjithshme qe une mund te jap ne lidhje me kapsllekun por krizat shume te forta qe ju keni me bejne te mendoj qe keshilla me e mire do te ishte nje konsulte prane nje mjeku gastrolog per ta pare problemin me nga afer dhe per te dhene mjekimin e duhur.
Ju uroj gjithe te mirat!