09.03.2016
Pershendetje. Jam nje studente e inxhinierise elektronike dhe kam ngel ne stazh, nuk arrita te vazhdoja vitin e trete vetem prej nje krediti. E kam perjetuar shume keq kur nuk mora kreditet, ndihesha si e pa vlere, dhe nje detyre te vetme qe kisha nuk arrita ta plotesoja. Me teper me vinte inat qe zhgenjeva prinderit qe kishin gjithmone besim te une. Kam qene nxenese shume e mire ne gjimnaz por ne universitet e kisha shume te veshtire. Jo se nuk ulesha te mesoja, por nje pjese te mire nuk i kuptoja plus edhe ne provime i harroja te gjitha cfare kisha mesuar. Gjithsesi pasi e mora vesh dhe pergjigjen e fundit dhe qe kisha ngel u mundova ta pranoja faktin. Fale Zotit edhe prinderit me qendruan prane, tani jam ne Tirane dhe punoj perte perballuar vete jetesen ketu. Ne sezonin e pare prap nuk arrita te merrja asnje provim nga 2 qe hyra. Kam mesuar vetem ne mbremje pasi punen e mbaroj vone. Kisha besim se do dilja shume mire te te dyja lendet por prap ne provim u hutova dhe kisha gabuar ne gjera shume elementare. Jam ne nje situate ku me vjen ta le universitetin por pastaj them skam ku shkoj. Ishte dega e vetme qe doja dhe 3 vjet nuk jane pak. Me duket sikur skam per ta mbaruar asnjehere kete shkolle. Per me teper e kam te veshtire te luaj edhe rolin sikur e vazhdoj shkollen ne sy te shokeve/shoqeve te gjimnazit pasi askush nuk e di qe jam ne stazh kete vit. I kam pare reagimet e te tjereve per dike qe ka ngelur dhe nuk me pelqen qe te shprehen dhe per mua ne ate menyre. E kam humbur krejt besimin ne vete dhe me duket sikur asnjehere sdo mund te bej dicka te hajrit per jeten time. Po me ikin vitet kot pa nxjerre dicka ne drite.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Te kuptoj shume mire. Jam si ty ne te njejten shkolle me ty ne te njejten situate ne te njejtin vit ne te njejtin fakultet si ty. Eshte pikerisht si ndjehem dhe une. Po tani po ngushellohem me faktin qe paska dhe te tjere ne te njejten situate se un, se te vetmin njerez qe njihja qe kishin ngelur stazh me dukeshin jo mjaftueshem te mire, madje fillova ta besoja qe isha dhe un jo mjaftueshem e mire. po duke qene se ti qenke ne te njejten situate si une dhe po me dukesh shume e mire po filloj te mendoj qe dhe un jam shume e mire 😛 hej te pakten jemi dy tani 😛
Pershendetje e dashur,
Te falenderoj qe i je drejtuar faqes sone. Ju e pershkruani veten ne nje situate ne te cilen ndodhen shume te rinj. Ju tashme keni investuar per te ardhme tuaj disa vite ne kete fakultet, dhe eshte e drejta juaj ta ruani kete investim. Sigurisht qe deshtimet qe keni perjetuar ju kane cenuar besimin te vetja. Dhe me shume se shqetesimi per demtimin e imazhit personal ne syte e shoqerise, ju duhet te angazhoheni ne nje analize me veten tuaj. Cfare ju ka penguar te arrini te njejtat rezultate si me pare? Cfare ka ndodhur ne jeten tuaj ne kete periudhe qe mund te kete ndikuar te vetevleresimi juaj? Ju shpreheni e sigurt se kjo eshte e vetmja dege qe keni dashur, por a ka qene kjo zgjedhje ne perputhje me aftesite tuaja? Ju shkruani se keni mbeshtetjen e prinderve, ndaj bisedoni edhe me ta per te qartesuar idete tuaja.
Ju ftoj te na shkruani perseri.
Gjithe te mirat!
Pershendetje jam ne vit te pare te fakulteti inxhinierise elektrike mesim online dhe provimet ne auditor ishte nje dege qe e kisha me shum deshire, por po dhoh eshte shum e veshtire. Jam mbyllyr ne vetvete nuk dal me fare me shoqet skam i mbylla dhe rrjetet sociale, e kjo vetem qe te dal mir ne provime por petagoget i bejne aq te veshitire provimet edhe pse un msoj gjith diten kur vjen provimi me harrohen te gjitha Me dhemb cdo dite e sezonit qe kalon. Ndodhem ne nje stres te vertete se dija qe do kaloja kaq stres ne jete uroj tja dal, po nese do isha kthyee pas kurr sdo ta zgjidhja me ate dege