12.03.2016
Pershendetje kam problem me.dridhje te duarve sidomos kur vjen dikush musafir me te shtepis nuk me ndodh vetem me te hujt ju lutem te me ndihmoni qka te nderrrmarr kjo ka filluar qe 5 muj ju lutem me nfihmoni ne pergjigjie ku dubet te shkoj.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje.
Faleminderit që je bërë pjesë e ëebfaqes tonë dhe na shkruan duke ndarë me ne shqetësimin tënd. Me sa lexoj nga letra jote, mund të kuptoj që dridhja e duarve është dicka që të shqetëson shumë. Duket të jetë një sjellje ankthioze, por që të mos nxjerr përfundime të nxituara dhe në mënyrë që të të ndihmoj më shumë do të lutesha të më jepje më shumë informacion. Ka ndodhur dicka specifike para 5 muajsh apo më shumë? A të ka ndodhur ndonjëherë tjetër të kesh këtë dridhje duarsh? Cfarë mendon gjatë kohës që të ndodh dridhja e duarve? Cfarë të shqetëson më shumë në lidhje me të?
Në këtë mënyrë unë do të kem një informacion më të gjërë rreth shqetësimit tënd dhe do të mund të të jap një ndihmë më specifike, por megjithatë nëse të bën të ndjehesh më mirë dhe sigurisht është më efektive nëse ti takon personalisht më një psikolog personalisht. Pres përgjigjen e pyetjve.
Të uroj më të mirat!
Asnjeher sme ka ndodhur asgje jo para 5 mujash se kam pasur ket stres te dridhjev ne ato qaste kur vjen dikush musafir mua me rreh zemra dhe filloj me u ligeshtu kamt mdridhen dhe pastaj ka tw sherbej fillojn te me dridhen duarr munohem me qetsu vetin po smuj mas nja 15 minutash kur ta krye sherbimin tani me ndalet e dridhura e duarve nuk e di veq jam ne hall me qet rast gjithqka kisha ber me hek kit hall qw pom mundon shum a asht esht emocion edhe a kam sherim ku mduhet mu drejtu jublutem me tregoni pres pergjigjie nga ju
Deshta te pergjigjem edhe me sakt ta ceki qw mke pyt qka mendon me ato momente? Sedi ne ato momente mendoj vetmeveti ishall nuk mdridhen w boj sherbimin mir,nuk e di pse um ndodh qikjo filloj mu dridh ne ato qaste laniher menoj thom nashta nuk um dridhen po nmomentin qe e qes kafen menxi sherbej qe dridhna shum kisha pas deshir me hek qet ves se shum um mundon kam qef mu kan si shoqet e mia qe jan shum te lira sja nin ju lutem me.sqaroni qe ka naj rast si i imi me tregoni si te veproj faleminderit per nihmen.tuaj
Pershendetje serish e dashur.
Nga cfare po me thua, ty te dridhen duart, shpesh here dhe kembet, ndjehesh e plogesht dhe mendon si ta realizosh me mire paraqitjen tende ndaj mysafireve. Kjo eshte nje sjellje ankthioze ne momentin qe ti duhet te paraqitesh sa me mire ndaj te tjereve. Ndoshta ti nuk je e sigurte per veten dhe kjo pasiguri te ben te ndjehesh ne ankth.
Ajo cfare me ben kurioze dhe do te doja te dija, eshte fakti qe kjo sjellje ju ka filluar 5 muaj me pare. Pse pikerisht para 5 muajsh? Keni patur ndonje ngjarje te rendesishme ne ate periudhe, ku te duhej te kishe nje paraqitje te mire nga ana jote? Nga ana tjeter, ajo cfare ti ndjen shpesh here nuk shihet njesoj nga te tjeret. Pra, te tjeret mund te mos e dallojne dridhjen tende te duarve edhe pse ty te duket se po dridhen shume. Por edhe nese te tjeret e dallojne, cila eshte gjeja me e keqe qe mund te ndodhe? Cfare te frikeson me shume? Megjithate, ti duhet te jesh e qete pasi ky nuk eshte nje ves, por eshte nje sjellje qe ashtu sikurse ka filluar, mund te reduktohet e te eliminohet. Perpara se te te duhet te dalesh perpara te tjereve duhet te mendosh qe ti do tia dalesh shume mire, qe te tjeret nuk do ta vene re dridhjen e duarve dhe qe edhe po e vune re ti je njeri si gjithe te tjeret dhe kjo gje mund t’i ndodhe shumekujt dhe ska asgje te keqe. Duhet te punosh shume me mendimet dhe emocionet e tua qe te kuptosh se cfare te ben ankthioze, gje e cila te jep pastaj dhe dridhjen e duarve. Ndyshohet mendimi, ndryshohet dhe sjellja e emocioni 🙂
Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak dhe mos hezito te na shkruash sa here te kesh nevoje.
Me te mirat!
Parapraakisht faleminderit per ndihmen.tuaj,mua mee heret me pat treguar nje shoqe se e ka pas ur te njejtin problem se kishte shkuar te nje neurolog dhi ai ja kishte ber analizat dhe ajo ma propozoj nje ilaq qe quhet protepolod kisha pas deshir mem tregu a mnundem edhe un te shkoj te nje neurolog sepse ajo me ka then se i ka ndihmuar shum ai ilaq ju lutem me tregoni
Pershendetje !
Nese ti do ishe me e qete mund ta besh viziten tek neurologu, por kurrsesi nuk duhet te marresh medikament pa pershkrimin e mjekut.
Gjithe te mirat!
Pershendetje
Te cili neurolog ka qene shoqja si e ke cek, pasi e kom te njejtin problem?
Faleminderit per mirekuptim
Shko te mjekuu ,tabletat propanolol kam degjuar se kane efekttt
Flm shum ju pershendes do.te shkoj te vizitohem tek mjeku gjitha tmirat flm per ndihmen dhe keshillen tuaj.
Me vjen qe te jemi gjendur ne ndihme. Gjithsesi mos neglizhoni mundesine e takimit me nje psikolog. Te uroj me te mirat
Edhe une ekam njejtin rast kur vjen dikush ose shkoj diku me dridhen duart. Une jam pacient i hemodializes marr shum Medikamente
Pershendetje
Edhe une e kam te njejten problem si pytsja e par qe paska pas problem me dridhen e duarve, te njejten , kisha desht me dit a eshte sheru? Ne qofse po, a bon me na tregu si , te na spjegon ju lutem se shum kam deshir me qen si me par
Faliminderit