Këshilla/Blog

15.03.2016

Pershendetje Po ju pyes ne lidhje nese a marr hiv duke prere vetem nje here qimet siper buzeve me nje brisk rroje te babait tim.(theksoj qe babai nuk vuan nga asnje semundje sic eshte SIDA osé ndonje tjeter).Jam prere vetem nje here Po shum pak.A mund te marr une ndonje semundje nese babai in nuk vuan?

  1. Johnny says:

    Pershendetje,
    Nuk do marresh semundje mos u shqeteso. Ne te ardhmen perdor briskun tend personal

  2. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Nuk keni pse te shqetesoheni ne lidhje me kete semundje ne qofte se babai juaj eshte I shendetshem, por duhet te beni kujdes ne perdorimin e sendeve personale dhe per te shmangur ndonje irritim, infeksion etj. si pasoje e nje higjene jo te mire.
    Gjithe te mirat!

  3. Iden says:

    Doktoresha un jam ai qe shkruajta ate pyetje.Kam vene re se lekura me kruhet por skam shenja.A ka te bej kjo me perdorimin e briskut te babait tim?Dhe cduhet te perdor qe te mos kruhem?

    1. Dr. Eljona Dine says:

      Pershendetje serish!
      Kruarja pa shenja te tjera nuk vjen si rezultat i perdorimit te briskut te babait tuaj. Keto lloj kruarjesh , ne qofte se jane te perhapura dhe ne pjese te tjera te trupit, mund te jene rezultat i nje reaksioni te mundshme, semundjeje te brendshme te organizmit ose dhe thjesht gjendje stresi. Si fillim duhet te percaktojme shkakun e kruarjes dhe me pas te marrim trajtimin e duhur, i cili mund te jete thjesht duke evituar shkaktaret. Gjithsesi per nje diagnoze me te sakte do ju rekomandoje nje vizite tek mjeku juaj duke bere nje analize me te detajuar te situates dhe me pas ndiqni udhezimet e tij.
      Gjithe te mirat!

  4. Iden says:

    Doktoresha Une qe perdora briskun e babait tim i cili nuk ka semudje me melcine si hepatiti b,a mund ta marr une hepatit?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV