Këshilla/Blog

15.03.2016

Pershendetje! Jam nje vajze 16 vjecare dhe jam e lidhur me nje person… Une nuk kam kryer asnjehere me pare marredhenje seksuale por pervec frikes qe kam se mos me dhemb me shqeteson dhe fakti se a do te kete me besim se une nuk e tradhetoj i dashuri im… Kam frike qe nuk do te me doje me pasi te kryej marredhenje me te megjithese ai me thote shpesh qe ka besim te une dhe nese ne kryejme marredhenje bashke asgje nuk do te ndryshoje… Nuk di si te veproj… Me jepni nje keshille ju lutem

  1. Dr. Orjola Pampuri says:

    Pershendetje,

    E lexova me shume interes shqetësimin tuaj dhe nga cka vura re ishte mosha juaj që përkon me nje vajzë adoleshente, dhe te gjithe së bashku mjeke e psikologe janë shumë të kujdesshëm ku këshillojnë adoleshentët për një cështje të tillë, pasi shpesh nuk këshillohet kryerja e marrdhenieve seksuale ne moshe të hershme, per shkak te ndonje shtatzanie te padeshiruar, per shkak te infeksioneve seksualisht te transmetueshme, e keshtu me radhe. Ceshtja është fare e thjeshte nese ju duheni ne nje moshe te tille, eshte me e mira e mundshme që te shtyhej paksa periudha e kryerjes së mardhenieve seskuale, për sa I përket argumentit tuaj, ai nuk përben asnjë proble, pasi nuk është virgjeria qe ruan besnikerine dhe e ben mashkullin me të sigurt kundrejt nje femre. Pas kryerjes së mardhenieve nuk ndryshon asgje, madje shpesh kur eshte dashuria ne mes lidhja forcohet edhe me shume, por ne rastin tuaj them se duhet te prisni dhe pak per shkak te moshes ende te vogel. Bukurinë një lidhje nuk ia jep vetem seksi, ka edhe shume faktore te tjere që duhet tju nxisin të qëndroni bashke.

    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.