18.03.2016
Pershendetje! Eshte hera e dyte qe i’u shkruaj dhe ju pergezoj per inciativen qe keni marre…
Do te doja tiu tregoja dicka nga vetja …une gjithmone, ne cdo moment qe ndodhem ndjej emocionin e atij momenti ne maksimun…prsh nese jam duke udhetuar ne kohe te mire shoh perreth dhe shpirti me mbushet plot adrenaline..nese jam duke udhetuar ne kohe me shi ndjej melankoli te theksuar perbrenda dhe kto emocione me mbysin nga brenda…qofte edhe nje kenge melankolike ose nje kenge ritmike me japin te njejta emocione…
Se di nese kjo eshte normale dhe a e kane te gjithe njerezit ..sepse une nuk i shpreh keto emocione ne menyre qe te tjeret ta kuptojne gjendjen time por i mbaj perbrenda..
Se di nese kjo gjendje eshte dicka normale qe i ndodh cdokujt?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje
Dinamikat emocionale janë tepër komplekse dhe jo aq te thjeshta për ti ndare me thike ne përjetime. Njerëzit ndjejnë dhe shprehin ne frekuenca te ndryshme te njëjtat emocione, si lumturia ashtu dhe trishtimi kane kuptim ashtu si çdo person i përjeton.
Megjithatë, te përjetuarit e emocioneve ne përshtatshmëri me situatën mund te them se është një nga normat e kategorizimit midis asaj qe shumica e quajnë normale apo jo. Por kjo nuk do te thotë te përshtatemi ne mënyre kameleoni emocionalisht me situatën apo aktivitetin qe jemi përfshire. Është e normale qe personi te ketë ndryshimet e humori, por luhatjet e shpeshta emocionale dhe ne mënyre ekstreme mund te them qe kane nevoje për adresim.
Me vjen mire qe ke zgjedhur te flasësh për ketë ceshtje pasi thua se nuk I lejon te tjerët te shohin ndjenjat dhe përjetimet e tua cilado qofshin ato.
Fillimisht do te ftoja te flasësh mbi vendimet e tua për ti mbajtur emocionet e tua te fshehura, çfarë te bën te fshehësh emocionet nga te tjerët, çfarë mendon ne lidhje me këtë?
Emocionet dhe mendimet ndikon njëra-tjetrën ngushtësisht kështu qe do te ftoja te kuptoje diçka me shume nga vetja duke menduar ne ketë prizëm.
Gjithë te mirat dhe te ftoj te shkruash serish,
Sabjola