27.03.2016
Pershendetja un kom probleme me djegje ne vagin djegje dhimbje funt barkut urina um bllokohet gjdo 5 minuta duhet wc me shku kjo ndodh masi boj seks ne Kosov kam qen te mjeku mka qit barna ktu ku jetoj tash gjermani kom qen te mjeku um ka thon qe je nrregull mitrin nrregill vezoret nrregull po qe 5 muj du me mbet shtazan po nuk po muj a esht kjo arsyja e djegjes qe sun po jes edhe a kusha mujt me perdor naj se mos mem ndodh mo flm shum
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Duket se keni dy pyetje bashke, e para eshte lidhur me djegien ne fund te barkut sidomos pas marredhenies seksuale e me shqetesimet e urinimit. Per kete duhet te beni analize urine, konkretisht UROKULTURE. Ndersa nenpyetja e dyte lidhet me mosngeljen shtatzene prej 5 muajsh. Si rregull, pritet 1 vit i plote me marredhenie seksuale sistematike e nese nuk ndodh shtatezania, atehere behen disa analiza/investigime per te gjetur shkakun.
Ndersa djegia ne vetvete nuk perben pengese, por duhen perjashtuar infeksionet e mundshme.
Ju uroj gjithe te mirat!