Këshilla/Blog

11.04.2016

Pershendetje! Jam nje vajze 17 vjece!
Si gjithe adoleshentet e tjere une shpenzoje shume kohe para kompjuterit dhe rrjeteve sociale!
Do te doja ndihmen tuaj se si mund ta shmang kete ves timin?!?
Gjithashtu kerkoj ndihmen tuaj edhe per nje problem tjeter!
Sa here kam provim bllokohem dhe i harroj te gjitha,edhe pse kam studiuar me ore e ore te tera prap ne provime nuk kam rezultate te kenaqshme!
Ju lutem mund te me jepni ndonje keshille sa me shpejte te jete e mundur???
Faleminderit!!!

  1. M.Xh says:

    Pershendetje,
    Persa i perket shqetesimit te pare qe ju keni shprehur eshte vertete qe teknologjia ne ditet e sotme ka nje ndikim te madh ne jeten tone dhe mosperdorimi i mire i saj na “vjedh” shume kohe dhe energji qe mund ti shpenzonim diku tjeter. Ajo qe te sygjeroj eshte qe ti vendosesh vetes disa kufinj, psh te ndash kohen tende per kohe kushtuar mesimeve, ativiteteve argetuese, familjes, shoqerise (ose te tjerave gjera te rendesishme per ty) dhe nje kohe kushtuar rrjeteve sociale dhe internetit. Duke vendosur keto orare ose kufinj ju do te keni me te lehte te organizoni kohen dhe te mos humbisni shume kohe ne rrjetet sociale.
    Persa i perket bllokimit qe ju perjetoni perpara provimeve do ju sygjeroja qe ju te fillonit te ndryshonit disa gjera gjate te mesuarit, psh te mbani shenime kur ju mesoni, krijoni skema, dhe perpiquni te ndiqni nje rrjedhe logjike gjate te mesuarit. Kjo mund tju ndihmoje qe te mos bllokoheni por duke i mesuar ne menyre logjike do tju kujtohen sapo te sillni ndermend nje skeme qe ju keni perdorur ose keni organizuar gjate studimit te materialit mesimor.

  2. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje,
    te falenderoj qe i je drejtuar faqes “Nuk je vetem”.
    Varesia nga mjetet elektronike dhe rrjetet sociale eshte sot problem per shume te njerez te mitur dhe te rritur. Filloni duke e larguar telefonin nga vetja per periudha te shkurtra. Sidomos kur jeni duke studiuar lereni ate ne cante ose ne nje dhome tjeter. Mos e mbani afer kur ushqehen apo kur shkoni per te fjetur. Perpiquni te organizoni kohen tuaj, duke lene nje kohe te vecante prej 1 apo 2 oresh per te shkruar mesazhe dhe per te komunikuar me miqte. Ju mund te edukoni veten per ti dhene sendeve apo objektivae personale rendesine qe u takon.
    Per sa i takon problemit tuaj te dyte , qe ju e perskruani si bllokim ne provim, edhe pse ke studiuar, dua t’ju them se stresi nga provimet është i zakonshëm te individët që ndjekin shkollën, dhe arsyet pse ju përjetoni stres mund të jenë të shumta. Ato mund të kenë të bëjnë me sasinë e madhe të informacionit që duhet mësuar, me nevojën për të marë një vlerësim të mirë apo për të përmirësuar vlerësimet e mëparshme. Fakti qe ju bllokoheni tregon qe ju studioni ne menyre emocinale dhe jo te organizuar. Perpiquni te studioni duke ndertuar skema, apo duke nxjerre ceshtjet kryesor, jo thjeshte te mesoni permendesh. Si dhe forconi besimin te vetja, qe ju mund t’ja dilni.
    Nese deshiron qe te diskutojme me shume mbi kete ceshtje te ftoj te na shkruash perseri.
    Gjithe te mirat!

    1. Migena says:

      E nderuar MSc Orsjola.Ju falenderoj per keshillat tuaja.Edhe pse pas pergjigjes suaj jam munduar te ndjek keshillat qe ju me dhate,prap problemi im nuk ka gjet zgjidhje.Do te doja edhe disa keshilla te tjera,nese eshte e mundur. Se shpejti kam provim ne matematike,dhe me ka kap ankthi pa e mare tezen e provimit ne dore.Do t’ju lutesha shume qe te me udhezonit.Ju faleminderit

      1. MSc. Orsjola Qendro says:

        Pershendetje perseri, situata juaj ka nevoje te trajtohet me kujdes. Thoni se ju kap ankthi ende pa e mare tezen e provimit ne dore. Por pse? A keni studiuar mjaftueshem? Kjo pasiguri lidhet me nje lende te caktuar apo eshte gjendje qe pergjithesohet per cdo provim? Si fillim perpiquni te beni gjume te plote dhe te qete nje nate para provimit, provoni te kryeni ushtrime per frymemarjen para dhe gjate testit. Ne web ka mjaft faqe qe te udhezojne per kete. Dhe nese kjo situate vazhdon , ndoshta veprimi i duhur do te jete ti drejtoheni nje specialisti per ta trajtuar problemi tuaj permes terapise. Suksese.

  3. Migena says:

    Pershendetje perseri.Ju faleminderit per ndihmen qe po me jepni.
    Kjo gjendje pergjithesohet per te gjitha provimet.
    Diten e djeshme kisha provim ne lenden e fizikes,dhe krejt pa pritur i harrova krejt cfare kisha mesuar nje nate me perpara. Kjo gjendje me shqeteson shume sepse per cdo provim kaloj nje gje te tille.Nganjehere jam edhe e pasigurt ne vetevete.Mos ndoshta ndikon dhe kjo?
    Jam perpjekur ta kaloj kete problem,kam perdorur keshillat tuaja,por gjendja nuk po permiresohet.
    Mendoj se duhet te kerkoje ndihmen e nje specialit/eje.
    Gjithsesi ju falenderoj per keshillat e mesiperme.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.