11.04.2016
Dua ti flas nje vajze qe me pelqen por kam pak turp.Me jepni disa keshilla ju lutem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Fillimisht do ju sygjeroja te krijonit mardhenie shoqerore me kete vajze, psh te krijoni nje grup shoqeror te perbashket ku pjese te jete edhe ajo, te organizoni aktivitete te perbashketa, psh nese jeni ne nje shkolle ose ne nje lagje. Informohuni pak me shume per aktivitetet qe vajza ndjek ne menyre edhe ti mund te gjesh mundesine per tu bere pjese e tyre.
Pac fat.
Pershendetje
Nuk ka asgje ti flasesh nje vazje, turpi ndonjehere eshte nje ndjesi qe te pengon te ndermarresh iniciativa te rendesishme, dhe per kete arsye nuk duhet te jete pengese per te ndermarre nje hap per te shprehur nje ndjenje kaq te bukur. Nese te pelqen, mos hezito, por thuaja, por ki kujdes pritshmeria kundrejt pergjigjes se saj nuk duhet te jete e madhe pasi , ti nuk e di c’ndjen ajo per ty, dhe jo detyrimisht mund te ndjeje te njejten gje dhe te pranoje propozimin tend, por kjo nuk duhet te te pengoje t’ia thuash, je I ri dhe eksperiencat jane mesime te vlefshme per ty.
Te utoj gjithe te mirat!