Këshilla/Blog

18.04.2016

Pershendetje!Jam 14 vjecar dhe do te doja tju pyesja nese ne kete moshe a kemi nje sistem imunitar te forte.Dhe si mund ta bej sistemin Tim mbrojtes me te forte qe te luftoj semundje te ndryshme?

  1. Negjoid says:

    Mund te them qe kemi 2 lloje te imunitetit
    1.I lindur
    2. I fituar
    Pra per nje sistem imunitar sa me te mir
    pergjegjes eshte ”Ushqimi i shendetshem”
    perdorimi i Frutave , Perimeve, vezet e pules ndihmojn shum per imunitet me te forte. dhe qaji ka ndikim pozitiv sidomos qaji i gjelbert
    pastaj ushtrimet fizike.

    Une te rekomandoj qe per imunitet te fort: ngrenja e mengjesit mund te jet qelesi. ha nje mengjes te shendetshem dhe i beni nje favor te madh organizmit tuaj
    Gjithe te mirat

  2. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Sistemi jone imun eshte ai qe shfaqet qe nga lindja jone dhe ai qe fitojme gjate jetes tone. Ne krijimin e nje sistemi imun te shendetshem ndikojne nje sere faktoresh ku nje rol te rendesishem luajne ushqimet, aktiviteti fizik, gjumi, stili I jeteses ne teresi. Ushqimet e pasura me minerale dhe vitamina ndihmojnë në forcimin e sistemit imunit duke neutralizuar elementet të cilat dëmtojne qelizat. Mungesa e nje ushqimi te mire mund te shpjere ne disa probleme kronike duke qene se bakteret dhe viruset e kane me te lehte per te gjetur terren per tu zhvilluar kur disa elemente ushqyes mungojne ne organizmin tone sic jane vitaminat, thartirat esenciale yndyrore dhe mineralet më të rëndësishëm si seleni, zinku, hekuri, bakri, magneziumi. Keta ushqyes mund te merren nga ushqimet kryesisht : perime, drithera, arra, fara etj. Aktiviteti fizik ndihmon në ndërtimin e nje shendeti te mire duke rritur qarkullimin e gjakut dhe si rezultat duke furnizuar trupin me oksigjen. Ajri i pastër mbush trupin me oksigjen. Marrja e rrezeve te mira te diellit përshpejton absorbimin e vitaminës D, të rëndësishme për kockat dhe për nje imunitet të mire. Nje gjume I mire gjithashtu ndihmon ne ndertimin e nje sistemi te shendetshem imunitar. Eleminimi I fakotreve stresant psikologjik dhe fizik gjithashtu jane te rendesishem.
    Pra, nje stil I shendetshem jetese na ndihmon ne ndertimin e nje sistemi te mire imunitar duke na bere te ndihemi me te mbrojtur nga semundjet e ndryshme dhe jo vetem.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV