26.04.2016
Pershendetje!Jam nje djal 14. Vjecar nga qyteti i Durresit.Keto kohet e fundit pra rreth nje muaj me ka hypur nje oreks i madh ora ha 4 here ne dite.Kam qene teper i dobet saqe mezi haja 1 vak kam qene 13 vjec dhe isha vetem 35 kg Ndersa tani jam 40 kg.U bene 3 dite qe pasi ha, mbas nje ore e kam barkun sikur Nuk kam ngrene.Dhe gjithashtu U bene 3 dit qe nuk dal jashte. A mund te jete ndonje gje shqetesuese ky fakt qe un dhe pasi ha me duket sikur nuk kam ngrene?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Duhet te keni parasysh qe keto crregullime te tretjes mund te jene rezultat I disa faktoreve si : llojit te ushqimit qe ju konsumoni, ushqimi pa fibra natyrale, mungesa e aktivitetit fizik ose shtimit te tij ne rastin kur kemi shtim te oreksit, stresi, udhetimet e shpeshta, perdorimi i disa ilaceve, perdorimi ne menyre te parregullt I laksativeve etj. Balancimi I te gjithe faktoreve te lartpermendur do tju ndihmonte per nje ushqyerje te shendetshme dhe pa probleme. Ne qofte se shqetesimimet tuaj vazhdojne, do ju keshilloja te paraqiteshit prane mjekut tuaj per ekzaminime te metejshme.
Gjithe te mirat!