Këshilla/Blog

03.05.2016

Pershendetje deshta te marr nje kshill nga ju jam 26 vjeqare jam e martuar qe 1 vite e gjysme tani jam shtazan ne muajin e 2 sapo kam hyr mirpo kam probleme me burrin , nuk di qysh me vepru kam pa sms qe ka dal me dikon tjter aj kurresis nuk e pranon qka me keshilloni ? faleminderit

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Faleminderit qe na keni shkruar dhe ndan me ne brengen tende! Fillimisht me lejo te te uroj shtatzani te mbare dhe te shijosh cdo moment qe te jep.
    Nga ajo qe ke shkruar e kuptoj shqetesimin tend qe te prek jo vetem ty, lidhjen me bashkeshortin, por edhe femijen qe ju prisni tu vije ne jete. Stresi dhe shqetesimi qe ti perjeton, transmetohet edhe tek femija qe mban brenda vetes, sepse eshte pjese e jotja. Perpiqu te bisedosh e qete me bashkeshortin per ate qe shqeteson, pse i ke ato mendime dhe si po ndikon tek marredhenia juaj dhe tek femija qe po rrritet brenda teje. Femija do te doje te kete nje familje te shendetshme, prinder qe shkojne mire me njeri tjetrin dhe qe do mbeshteten tek njeri-tjetri.
    Do kisha deshire te na shkruaje me shume ne vazhdim nese do kesh nevoje per ne. Ti nuk je vetem!
    Te uroj me te mirat!
    Ardita

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV