Këshilla/Blog

04.05.2016

pershendetje stafi
ju lutem me ndihmoni
jam nje djale reth 30 vjec,kam problem shume te madh me alkolin
kam filluar ta konsumoj qe ne moshen 21vjec,
edhe pse e konsumoj ralle,kam patur shume probleme te medha kur e kam konsumuar,
jam penduar shume ,dhe kam menduar qe te mos e perdor me,por perseri vazhdoj ta perdor ,arsyet perse e kam konsumuar per ere te pare kane qene humbja e babait ne moshe te re,
dhe per nje dashuri e cila per mua ekzistonte mbi gjithcka,por qe nga personi qe une doja nuk u pranua kure,
ju lutem me ndihmoni si mund te mos e konsumoj me,
se kam patur shume probleme te medha ,
ju faleminderit

  1. Dr. Anila Sulstarova says:

    Pershendetje,
    Varesia ndaj alkolit eshte nje nder varesite me te medha te kohes qe jetojme. Shume te rinj, e kane nisur per motive te ndryshme, por qe tani i kontrollon alkoholi ata dhe jo me ata alkoholin. E rendesishme eshte qe ti e ke kuptuar qe ke nje problem me te. Kjo do te thote qe duhet te kerkosh ndihme tek specialistet. Do ju rekomandoja kerkimin per qendra rehabilitimi per varesine ndaj alkoholit, ndjekjen tek nje prikoterapist qe eshte per varesite, nese ju mund te komunikoni anglisht mund te kerkoni psikoterapiste onlione, qe jane te specializuar per kete ceshtje.
    Duhet te ndryshosh mjedisin dhe shoqerine qe te “motivon te pish”. Varesite nuk luftohen kur rri me te njetet njerez. Nga pervoja duhet te ndryshosh stilin e jetes. Te izolohesh per disa kohe, deri sa organizmi te pastrohet.
    Eshte rruge e gjate, ndaj mos u demotivo nese e ndjen qe nuk po ia del, ndodh te besh serish ate qe nuk do, kjo nuk do te thote te terhiqesh.
    Te uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV