Këshilla/Blog

20.05.2016

Pershendetje!
Jam nje vajze 23 vjec,problemi im i cili kohet e fundit eshte bere mjaft shqetesues, eshte fakti qe une ne moshen 7vjecare jam perdhunuar nga nje i aferm i imi. Deri tani jeta ime ka kaluar pak a shume normalisht pa prezencen e traumave. Por kohet e fundit kjo gje po me kthehet ne pengese serioze per krijimin e nje lidhje me nje mashkull. Gjithe jeta ime e deritanishme ka kaluar pa krijuar raporte me asnje mashkull, por tani ka ardhur koha qe une te mendoj seriozisht per njohjen me njeriun e jetes,pasi kam kryer edhe studimet e larta dhe martesen e shikoj si hapin e radhes ne jeten time. Kam shume frike qe ta hell nje hap te tille,aq me teper qe jetoj ne fshat, ku virgjeria eshte primare per nje femer. Ju lutem me ndihmoni,pasi shume djemve nuk po ju jap mundesine per tu njohur me ta pikerisht per kete arsye. Nuk di si te veproj. Pres sugjerimin tuaj. Faleminderit!

  1. Bora says:

    Pershendetje. Me vjen keq per ate qe te ka ndodhur, duhet te kete qene mjaft e veshtire per ty ta perjetosh, si dhe te jetosh me nje perjetim te tille. Nuk eshte e lehte te jesh viktime e abuzimit, e sidomos ne shoqerine ku ne jetojme, ku pervec dhimbjes qe te shkakton ngjarja, duhet te vuash edhe opinionin e njerezve.
    Une do te te sugjeroja te gjesh nje psikolog per tu keshilluar, sepse ajo qe ke perjetuar ti nuk eshte gje e lehte. Eshte dicka qe le shenja te cilat nuk hiqen dot aq kollaj, duhet ndihme, dhe zakonisht e nje profesionisti. Une kam degjuar disa raste te personave qe kane perjetuar trauma te tilla, qe keshillimi i ka ndihmuar per nje rikthim ne jetesen normale, pra ne reduktimin e frikrave qe ke permendur ne krijimin e mardhenieve, etj.
    Kjo faqe eshte shume ndihme, por ka disa kufizime…ketu mund te maresh keshilla e sugjerime shume te mira, por nuk besoj qe do te marresh plotesisht ate per te cilen ke nevoje. Kam bindjen se ndihmen me te mire do ta marresh nga keshillimi balle per balle. Une kam studiuar psikologji, por nuk jam eksperte keshtu qe besoj do te te vijne me shume ne ndihme ekspertet e faqes. Vetem doja te ta shprehja kete sugjerim, sepse me duket nje ceshtje mjaft delikate qe ka nevoje per nderhyrje qe nuk mund te behet online.
    Te uroj gjithe te mirat!
    Bora.

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na drejtove shqetësimin tënd.
    E kuptoj dhe e ndjej ate qe ti shpreh ne letrën tënde.

    Në radhë të parë e kuptoj që ke kaluar një situatë të vështirë dhe të fortë gjatë fëmijërisë tënde, me një peshë të madhe fizike e psikologjike.
    Është hap I mirë që ti je koshiente për ndjesitë që ke dhe shpresoj që të kesh patur mbështetjen e duhur si të personave familiarë dhe atyre të specializuar.
    E them këtë pasi është shumë e rëndësishme që ti ta kesh patur këtë mbështetje, në mënyrë që të bëhet procesi I nevojshëm I kalimit të kësaj experience, duke diskutuar e thërrmuar ndjesitë, frikërat, mendimet e ndryshme.
    Gjithsesi, ti përmend që jeta jote ka vazhduar e qetë e pa trauma dhe kjo është gjë shumë e mirë, por do të thoja që eksperienca të tilla mund të lenë të fjetura shumë mendime, ndjesi, frikëra e shqetësime të pandërgjegjshme, ato qe truri në një lloj forme I refuzon ti mendoj ose te përballet. Dhe ja ku arrijmë me të drejtë në përballjen e një frike të madhe, raportin e lidhjet me meshkujt. Një raport që në thelb kërkon të stabilizosh shumë besim në marrëdhënien me tjetrin por edhe me veten. Ke shumë të drejtë kur shprehesh që ke frikë, pasi kjo është frika më e madhe në rastin tënd, e thyerjes së besimit, e vështirësisë për tu kuptuar e mirëkuptuar, për t’ju afruar dikujt si fizikisht por edhe emocionalisht.

    Unë do të këshilloja të fokusoheshe fort te vetja, te anët e tua të forta dhe ti jepje realisht shanset vetes tënde për të njohur meshkujt, Do ishte mirë që njohjen me ta ta merrje gradualisht e hap pas hapi, deri në pikën kur ti të ndihesh rehat për ti besuar dikujt, me vërtetësi.
    Mund të ndodh që mbase disa prej tyre nuk janë gati për një marrëdhënie, për ty, për të njohur ty, por edhe për tu përkushtuar dhe kjo është shumë ok gjithsesi, prandaj për këtë arsye po të këshilloj që gjërat ti marrësh gradualisht.

    Ti shprehesh që je e qartë që po kërkon një marrëdhënie serioze, të gjatë, një marrëdhënie për të ndërtuar jetën, pa I vendosur vetes barriera të tjera, sado të rëndësishme të jenë ato për mentalitetin.
    E kuptoj që e kaluara jote mund të jetë e vështirë për tu pranuar e mbase kuptuar, por mendoj se marrëdhënien duhet ta ndërtosh në bazë të femrës që ti je sot e vetes tënde e duke e menduar e parë veten me konfidencë.
    Në rast se gjatë njohjes me dikë, të shfaqen ndjesi a mendime të cilat do ti diskutosh, na shkruaj në çdo kohë dhe do jemi pranë teje.
    Suksese e gjithë të mirat,
    Me respekt,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV