25.05.2016
Pershendetje, jam e. Kam qen nervoz dhe i mendueshem ne lidhje me nje ceshtje ende te pa zgjidhur brenda meje, per te cilen do doja te flisja me nje psikolog. Nuk eshte forte e rehatshme te flasesh per seksin me te panjohur, madje as me te njohur, kjo per shkak te tabus qe seksi eshte dhe efektin qe tabuja ka ne bllokimin e mendjes sone.
Shkruaj sepse se fundmi ndjej nje terheqje seksuale te shpesht dhe te forte. Kam friken e ndonje varesie seksuale. Kam kerkuar ne internet kriteret qe e bejne nje njeri me varesi seksuale, por nuk kam arritur ta gjeje. E kam mjaft te sikletshme te mos reagoje kur ndodhem pran nje vajze terheqese, kjo me indinjon pasi nuk kam qen keshtu. jam 29 dhe nuk kam pasur ndonje here ndjenja kaq te forta ndaj seksit, jam marr dikur me sport por nuk kam me kohe, ndaj nuk kam pse te keme ndryshime nga hormonet. Nese nje goce eshte e bukur arrij tja toleroje injorancen, dhe kjo eshte e rend per mua te mos jete keshtu. pamvaresisht shoqeris sime te gjere, nuk mund ta diskutoje kete me askend. do doja ta ruaja qendrueshmerine time ndaj vlerave te vetes, dhe te mos gaboja nese ne ndonje menyre do isha i varur nga seksi. Problemi eshte se jam i gatshem te ndjek budallikun e idjoteve per te pasur seks me to. une nuk jam keshtu, ishte shume e shemtuar te dilje nga cepi i pallatit heren e fundit duke mberthyer pantallonat, nuk eshte nga mua kjo lloj sjellje. ne momentin qe kam kontaktin e pare me nje vajze shume te bukur, fillon menjehere te me ngrohet gjaku, nxehem sikur do bej grushta, ndjej adrenalinen qe me ndez direkt. kjo eshte cmenduri! Nuk qetesohem as kur mbaroj pune, dua serisht, dhe ndihem shume keq me pas, kur e mendoj, tani…
Vajta dy muaj e gjysem gati qe skam kryer me marrdhenie, dua ta mbaj me gjate, por nuk e di sa gjate, nuk kam lidhje qe pas heres se fundit, nuk kam dashur kurre te kem dy ose tre marrdhenie njekohesisht, dhe nuk i kam pasur kurre, deri ne mepak se nje vit, kur jam prezantuar me nje sere vajzash terheqese ne punen e re, te cilat me kane prezantuar keto shoqet ndaj te cilave une kam keto ndikime. Ajo qe dua eshte te shkeputem nga te gjitha. Une nuk kam pasur kurre varesi, une kam fobi ndaj te pasurit varesi, dhe duhanin e kam lene per ti treguar vetes qe nuk kame varesi. me kete gje nuk ja dal dot, eshte e dhimbshme, jam gati ta le dhe punen, dhe te frekuentoj vetem shoqerin qe kam pasur, njerez te shemtuar dhe te zgjuar te cilet nuk ta ngrene, por te bejne te qeshesh pa limit.
Zdi cte them me, keto 8 muajt e fundit jane bere ekstrem, jo vetem se kane krijuar nje crregullim mendor ne qendrueshmerin time si nga ana personale, por edhe nje crregullim nga ana e qendrueshmerise se idese. Nuk kam me nje ide te qendrushme, psh. une kam qe nga gjysma e ketij mesazhi qe jam penduar qe po e shkruaj, nderkohe qe natyra ime ka qen ndryshe, parashikoja aq sa mundja dhe te paprituarat i merrja persiper si pergjegjesi te timen, dhe kurre nuk dyshoja ne gjysem te rruges per tu kthyer mbas. ndihem si nje burracak qe kerkon te fshihet si struci.
Sic e shikoni, paqendsrueshmeria ime eshte ne kulmin e saj.
Ju lutem te mos e publikoni kete shkrim te gjithin, Nuk kam durim te lexoj per te fshire.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje i nderuar,
Te falenderojme per besimin. Per shkak te rregullave te portalit pyetjet duhet te publikohen sic na vine, po sigurisht duke u ruajtur ne maksimum anonimiteti.
Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit perkates dhe presim pergjigjen prej tij.
Ne pritje te pergjigjes, ju urojme gjithe te mirat dhe ju ftojme te shohesh videot dhe pyetjet e tjera te ngjashme ne web-faqen tone.
Me respekt,
Stafi i Nuk Je Vetem
Përshëndetje,
Më vjen mirë që ke shkruajtur në lidhje me këtë çështje. Ashtu siç ti e përshkruan, të shkruash për sjelljet seksuale nuk është shumë e lehtë. Rekomandimi im i parë është të fillosh të flasësh me një psikoterapist për te kuptuar më mirë këtë çështje brenda teje. Takimet me psikoterapistin janë përherë konfidenciale. Unë të sugjeroj që këtë takim ta bësh sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në bazë të përshkrimit tend, duket që gjatë kontaktit me një vajzë të bukur ti ke impulse shumë të forta seksuale. Pse kanë filluar gjatë kësaj periudhë këto impulse? Më çfarë e lidh ti? Megjithëse ti thua se nuk rri dot pa reaguar, unë e kam të vështirë ta kuptoj se si reagon ti. Çfarë bën konkretisht? Pra, nëse je përballë një vajze shumë të bukur cilat janë sjelljet e tua tipike? Gjithashtu, nëse je me një vajzë të bukur, çfarë fantazon ti për të? Çfarë ndjen deri sa kryen marrëdhënie me atë vajzë? Po nëse nuk kryen marrëdhënie, çfarë ndjen? Si reagon ti ndaj saj nëse ajo nuk ju përgjigjet kërkesave të tua seksuale?
Mua më bën shumë përshtypje që vajzat e bukura të shkaktojnë impulse të forta seksuale. Po kur vajzat nuk janë të bukura, a të ke ti impulse të forta seksuale? Po kur je vetëm në shtëpi ose në punë si janë impulse e tua seksuale? Si është raporti jot me pornografinë? A shikon filma? Sa shpesh? Gjithashtu, ti shkruan se edhe mbasi mbaron aktin seksual ke nevojë te rifillosh përsëri. Sa shpesh të ndodh kjo? Në cilat raste është një reagim tipik
Një çështje tjetër lidhet me strategjinë tende për tu shmangur nga kontakti me vajza te bukura. Unë mendoj që kjo nuk është një strategji që zgjidh çështjen tende por vetëm e shmang atë. Strategjia më e mirë është trajtimi psikolgjik për ta kuptuar problemin më thellë. Shpresoj që të të kem ndihmuar.
Te falenderoj per pergjigjen. Nuk kam kohe te merrem aq shume me veten sa te takoj nje terapist. Pyetjet tuaja jane shume te qarta. Po perpiqem ti pergjigjem ketu pyetjeve tua, per shkak te pamundesis sime per te pare nje terapist.
1-Pse te kane filluar gjate kesaj periudhe?
nuk e di, kam pasur kontakte dhe me perpara me vajza shume simpatike, por nuk reagoja kaq shume, keshtu qe nuk thua dote se nderrimi i vendit te punes sime, ku vajzat tashme jane me shumic ka ndikuar aq forte.
2-me cfar e lidh ti fillimin e kesaj periudhe?
Ne fillime kur u futa ne kete pune, ne te gjithe shoqerine time me komplimentonin jo per pozicionin por per stafin e vajzave seksi. Ndoshta e kam ndaluar veten time me shume sec duhet, nga parimet dhe natyra qe kame pasur, disi fanatik dhe paragjykues, ndoshta mohimi ndonje here behet kerkese me e forte.
3.Si reagon, cilat jane sjelljet e tua tipike kur shikon nje vajze shume te bukur?
Problemi im eshte qe mua me zien gjaku kur ulem pran saj, behem me i turpshem, por une skam pasur kurre turp dhe filloj dhe e egzagjeroj tematiken e nje bisede shoqerore, e coj ne ekstrem, nderkohe qe dua ti them, se e pelqej, me terheq ne nje forem qe me shkakton nje reaksion kimik brenda meje vetem me prezencen e saj. Do i thoja se do ta lija te me udhehiqte ne shtrat me nje vallezim te cmendur… vetem keto lloje fjalesh me vijne rrjedhshem. fjale te cilat ia ndaloj vetes kategorikisht. Nuk e ndjej deshiren per te bere dashuri me to, eshte e veshtire te shpjegohet, thelle thell, tani qe e mendoj, une ndjej qe dua ti bej ato te me deshirojne… si mund te jem kaq i varur prej kesaj gjeje, e kam te veshtire ta besoj… them se kjo eshte thelbi… pyetjet tuaja te drejta me cuan ne nje perfundim qe nuk e kisha menduar, edhe pse kete problem e mendoj shpesh.
Reagim tjeter i imi per shembull, kur nuk e njoh tek sa ecen ne rruge, eshte se kthej koken, i shikoj trupin dhe me pelqen ajo qe shikoj, ta shpjegoj nga ana femerore, per vajzat eshte: si te mos kesh pasur kurre nje cante, dhe i shikon nje vajze tjeter nje cante shume te bukur, dhe te ngelen syte te ajo cante.
4-cfar ndjen deri sa kryen marrdhenie me ate vajze?
Menyra ime e te shprehurit me ka ndihmuar gjithmone me vajzat, jam i drejtperdrejt dhe pa druajtje, kam pasur edhe une refuzime, por vajzat e bukura genjehen kollaj dhe e ke te tenden, nga momenti qe e kam te timen, une nuk shijoj me asgje vec eksitimit… me duket vetja dru… ndaj ndihem keq sapo mbaroj, ndihem i merzitur per cfar kam bere dhe nuk dua te bej me asgje, dua te iki dhe te iki me vrap… por me kthehet shume shpejt eksitimi… nuk kam emocion tjeter vec eksitimit dhe nga kjo kam kuptuar se kam pasur nje problem. ndaj kam kontaktuar ketu. qe kur ndodhi heren e pare u ndjeva keq.
5- si reagon kur ajo nuk ju pergjigjet kerkesave tuaja?
Me terheq, por jo aq sa te me beje ti vete pas. Fillon dhe me terheq aq sa me ben te mendoj se ka dhe vlera te tjera, jo vetem ato qe une kam etiketuar ne fillim( ideja qe krijohet nga pershtypja e pare, une nuk gaboj kurre dhe jam shume i afte dhe i detajuar per pershtypjen e pare) une jam shume i permbajtur si natyre, ndaj u cmenda ca kohe fare. Duhet te kuptosh qe une po vete tre muaj gati, pa pasur kontakte fare me asnje vajze, dhe ndihem me i qet, nuk pi me as kafe me to, kam disa shoqe te vjetra, kam dal me to, dhe jam i qete. por e gjithe kjo thjesht nuk eshte normale.
6-Po kur nuk jane te bukura a te shkaktojne impulse?
jo, po nuk me terhoqi seksualisht, as nuk e kthej koken fare. skam asnje ndjenje.
7- kur je ne pune ose ne shtepi si jane impulset e tua seksuale?
Kur jam i perqendruar diku tjeter, jam diku tjeter, zgjidh punen, zgjidh problematiken qe me del, apo detyren qe duhet bere. Nuk egzistojne ato per mua fare kur jam i perqendruar diku tjeter. Problemi eshte nese perqendrohem te ato… Ne pune kur shkembejm llaf, me pelqen ti ngacmoj, me pelqejne flirtimet e syve, por perpiqem ti evitoje, kur me shohin ashtu, u tund koken, por duhet te jem i vemendshem, sepse ndodh kur nuk jam i vemendshem, instikti me ben te flirtoj dhe kam shikim depertues, flirtoj kollaj me syte. i mbaj posht e kam te zgjidhur.
8-si eshte raporti me pornografine?
Kur kam qen i vogel vetem shikoja, ne fakt me pelqente kur isha 10-12 vjec… pastaj skam par me qe kur kam kijuar eksperiencat e mia… tashme me duket pa lidhje te shikoj gjerat e te tjerve, thjesht nuk me ben pershtypje… me duket vetja shume i rritur per keshtu gjerash.
9-sa shpesh te ndodh qe kur mbaron akti seksual ke nevoje te rifillosh perseri?
Direkt pas 30 min ose 1 ore, edhe pse jam i merzitur sepse nuk duhet ti bej gjerat keshtu. me ka ndodh me te gjitha sepse eksitimi te eksiton mendoj se kjo eshte, skam ndjenj tjeter.
ja tani per shembull u merzita… e kujtova ate ndjenje dhe me vjen veshtire…
sa per strategjine time, ke totalisht te drejte. une kam pasur gjithmone nje dhunti ne vlersimin e terrenit ku ndodhesha, dhe e dija sa liri kisha dhe se sa pershtatej kjo me moralin tim. kisha nje ekuliber qe e ndjeja gjithmone, terren, liri dhe ndergjegje. thjesht kam humbur lirine dhe e perfaqesoj tani me ndergjegje…
jam ne pritje te ndonje sygjerimi.
Ju pershendes tek sa ju falenderoj
kerkoj ndjese, sapo ju shkruajta, mbi temen varesia. Ju lutem ta lidhni me temen, sepse mendova se te postoje te tema, tema dihej.
Faleminderit edhe nje here