Këshilla/Blog

27.05.2016

Prsh, kam nevoje shume per ndihmen e nje psikologu, sepse une kam nje fobi te tmershme qe po me shkaterron jeten. Une kam frike te kryej maredhenie seksuale, vetem nje here kam kryer (me deshiren time sigurishte) para 7 vjetesh e qe ateher kam nje frike te madhe te kryej maredhenie seksuale.Do ju lutesha shume qe te me ndihmonit, te me jepnit ndonje keshille. Ju faleminderit

  1. Anonymous says:

    Prsh, do doja te me jepnit nje pergjigje per pyetjen?

    1. Stafi Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje,

      Ju falenderojme qe na keni shkruar.
      Pyetja i eshte derguar ekspertit, dhe menjehere sa te vije pergjigjja, ajo do te postohet.

      Ju urojme gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk Je Vetem

  2. MSc. Eugena Lile says:

    Pershendetje!
    E kuptoj shqetesimin dhe friken,por me duhet te di cfare specifikisht i frikesohesh me shume ne te gjithe procesin e aktit seksual. Duhet te kuptosh, qe ne thelb marrdhenia seksuale eshte nje proces nderveprues midis dy vetave. Pra te dyja palet kane ndikimin e tyre ne te. Une e kuptoj qe ju ky fakt ju mundon, por une kame nevoj te di me shume rreth asaj qe te frikeson me teper. Me bej nje list te pjeseve te aktit qe te frikeson me shume dhe 1-10 veri vleren. 1 eshte aspak dhe 10 eshte me frikeson shume. Duke kuptuar kete mund te vazhdojme te gjejme nje zgjidhje.
    Te falenderoj.
    Te uroj gjithe te mirat!

  3. stefani says:

    Ju falenderoj shume per ndihmen qe po me jepni. Do ju a tregoj te gjithe historine time. Pra, para shtate vitesh isha ne lidhje me bashkeshortin tim aktual, dhe kryem maredhenie seksuale me deshiren e te dyve, dhe qe atehere une jam tmeruar, sme ka pelqyer asgje dhe prap nuk kam kryer. Kemi provuar shume here por nuk mundem. Pas tre vitesh ne u martuam me shpresen qe do ta regullojme kete problem. por kaluan kater vite nga martesa e une skam bere asgje. Bashkeshorti im eshte nje njeri qe me do shume dhe prandaj me ka duruar kaq dhe eshte i kuptueshem ne maksimum. Por mua me eshte bere jeta fer. Dua dhe une te krijoj familje, dua shume qe te kemi femije. Gjerat qe me frikesojne me shume jane: nuk e duroj dot te jem lakuriq (10) kam frike se do me dhembi shume (10)

    1. MSc. Eugena Lile says:

      Pershendetje
      Kuptoj qe shqetesimi juaj ka nje kohe te gjate dhe ky eshte nje element i rendesishem . Mendoj qe funksionimi juaj gjate gjithe ketyre viteve ka qene i veshtire. Por me duhet tju pyes nese jeni vizituar tek mjeku perkates per kete shqetesim qe keni. Nese ende nuk e keni bere atehere jua rekomandoj.
      Pres pergjigjjen tende.
      Te uroj gjithe te mirat!

  4. M. Xh says:

    Pershendetje zonje, si ka qene ekperienca e pare seksuale me bashkeshortin tuaj? Ju referoheni qe ajo ka ndodhur me pelqimin e te dyve por ju jeni tmerruar. Cfare ju ka “tmerruar” me shume nga kjo eksperience. Ju jeni shprehur se gjerat qe ju frikesojne me shume jane: te qenurit lakuriq dhe frika se mos do ju dhembi shume. Cfare ju frikeson me shume nga te qenurit lakuriq? Si e vlersoni ju trupin tuaj? Dhe cfare ju ben te mendoni se “do tju dhembi shume” a ka qene ekperienca e pare nje eksperience qe ju ka shkaktuar dhimbje? Do ju lutesha te merrnit kohe per tju pergjigjur ketyre pyetjeve. Se fundmi doja tju pyesja nese ju keni nje mardhenie te afert me burrin tuaj, pra edhe nese nuk kryeni mardhenie seksuale a ka momente intimiteti, perkedhelje, perqafime, lidhja juaj? Do ju keshilloja ti nxisnit edhe me shume keto momente, ne menyre qe mardhenia juaj te forcohet me shume dhe keshtu te ndjeheni e lire edhe per hapa te metejshem. Do te kisha deshire ti pergjigjeshit pyetjeve te mesiperme, ne menyre qe te perpiqemi te kuptojme sa me shume mbi situaten qe po perjetoni dhe ta kaloni ate me sukses. Gjithe te mirat.

  5. stefani says:

    Me shume me ka tmeruar vet akti seksual sepse ishte hera e pare per mua dhe ndjeva shume dhimbje, dhe gjithashtu nuk mundem dot te duroj te me preki njeri ne zonen intime e kam si fobi, kjo eshte gjeja qe me frikeson me shume. Me bashkeshortin duhemi shume dhe po, kemi momente intimiteti, perkedhelje etj. Dhe e vleresoj trupin tim nuk kam ndonje problem me kete gje.

  6. stefani says:

    Mund te me ktheni pergjigje?

    1. Stafi Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje e nderuar,

      Te falenderojme qe na je drejtuar.
      Pergjigja juaj i ka vajtur ekspertit, dhe do mundohemi t’ju kthejme pergjigje sa me shpejt.
      Faleminderit per durimin!

      Te urojme gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk Je Vetem

  7. M.Xh says:

    Pershendetje serish. faleminderit qe ke rishkruar. Dua te pergezoj qe mardhenia me bashkeshortin tuaj eshte e mire dhe e mbushur me dashuri dhe mirkuptim. Kjo eshte nje gje e mire qe do te ndihmoje te kalosh kete ngerc ne jeten tende seksuale. Ajo qe doja te pyesja eshte nese ke folur hapur me bashkeshortin tend mbi keto “frikera” te tuajat, gjerat qe nuk ju bejne te ndjeheni mire. Nderkohe, a ke tentuar te marresh gjate kesaj kohe kenaqesine seksuale ne forma te tjera psh duke u masturbuar? Nese po, si eshte kjo ekperience? A keni pare ndonjehere filma erotik qe mund tju nxisin deshiren seksuale? Ajo qe te keshilloj jane edhe fantazite seksuale (ne menyre te kontrolluar) ne menyre qe ti shtoni vetes deshiren per te patur nje mardhenie seksuale. Gjithashtu do te sygjeroja te vazhdonit te tentonit me hapa te vegjel. Ledhatimet, perkedheljet jane nje gje shume e mire ne lidhjen tuaj keshtu qe dalengadal te filloni te ndermerrni hapa te tjere te vegjel drejt nje eksperience “te re” sesksuale me bashkeshortin tuaj.
    Gjithe te mirat

  8. stefani says:

    Po, flasim gjithmon per kete gje por nukmund te gjejme nje zgjidhje. Nuk kam masturbuar kurre dhe nuk me pelqen kjo gje fare

  9. M.Xh says:

    Stefani do te ishte mire qe ju ti drejoheshit nje terapisti familjar ose seksologu (qe ne Shqiperi jane pak te rralle) ne menyre qe te mund te zgjidhni kete veshtiresi ne mardhenien tuaj. Keshillimi online nuk mund te ndihmoje ne ceshtje qe duhet patjeter nje ndihme profesionale e drejteperdrejte me terapistin, sepse eshte nje ceshtje delikate qe nuk mund te zgjidhet vetem nepermjet keshillimit online Flisni me bashkeshortin tuaj dhe merrni nje vendim sebashku.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.