Këshilla/Blog

18.07.2016

Pershendetje
Jam 20 vjece dhe kam filluar te pi 1.5 litra uje ne dite pasi me perpara as 1 gote nuk e pija. Jam 54 kg dhe 160 cm e gjate. A eshte mire qe pi kaq uje apo duhet me pak me peshen qe kam pasi urinoj shume shpesh ka raste dhe 3 here nen 1 ore

  1. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Eshte e rekomandueshme qe per nje person te shendetshem dhe me aktivitet normal te konsumohet 1.5-2 litra uje ne dite. Duhet qe rritja e sasise se konsumimit te ujit te behet ne menyre graduale duke I dhene ne kete menyre kohe organizmit per tu pershtatur me kete ndryshim. Urinimi 3 here ne nje ore nuk eshte normal dhe per kete do doja tju keshilloja te benit nje vizite te thjeshte si fillim tek mjeku juaj I familjes I cili do ju pyesi per shpeshtesine urinimit, sasine e urines ne dite, shqetesime te tjera shoqeruese duke bere nje anamneze me te detajuar mbi semundjen dhe duke dhene me pas rekomandimin e duhur.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.