25.07.2016
Pershendetje,kam disa kohe qe mendoj se vuaj nga ankthi shoqeror ose si quhet ndryshe sociofobia.duke u nisur nga informacioni qe kam lexuar ne internet,mendoj se jam prekur nga kjo e mete.arsyet qe me bejne te mendoj kete gje jane se me pare kam qene tip aktiv ne shoqeri,me humor dhe me mendime te mira per ata qe me rrethonin.ndersa tani e kam mjaft problem ne situata te ndryshme ; ne shoqeri me duket sikur te gjithe me tallin mua,nderkohe qe mund te behet fjale edhe per nje shaka te rastit sic ndodh rendom.madje edhe kur degjoj biseda te caktuara nga tavolina te tjera afer apo edhe ne rruge ne disa raste me duket sikur flasin per mua.ka pasur edhe mjaft raste kur kjo situate me ndodh edhe me familjaret e mi.efektet qe kam perjetuar kane qene te tilla si djersitje e tepruar,skuqje ne fytyre,ankth per ato qe fliten,si do pritet po te them kete apo ate,dhe mungese ne frymemarrje.dua te theksoj se para disa vitesh kam pasur nje demtim te egos,prej nje arsyeje personale dhe qe ne ate periudhe me ka nisur ky shqetesim.vendosa tju kerkoj ndihme juve ne anonimitet sepse edhe se e di qe eshte mire te takoj personalisht nje psikolog apo nje person te kualifikuar,nuk mendoj se behet fjale per crregullime mendore te nje niveli te larte,por per nje crregullim deri diku te vogel ne menyren e te sjellurit apo te te reaguarit.dua te theksoj se me pare kam qene ne qender te vemendjes ne shoqeri dhe kudo per shkak te ciltersise,humorit dhe sjelljes me rregulla ndersa tani me duket se jam bere paranojak dhe dyshues.kam disa vite qe jam perdorues i alkoolit dhe ne disa raste i lendeve narkotike neper festa.kam menduar disa here se ky problem i perket abuzimit me alkoolin apo me lendet narkotike , por kam vene re se edhe kur nuk i kam perdorur keto per nje fare kohe vazhdon te jete e njejta situate.ne disa raste kam menduar edhe se mund te jete thjesht nje demtim i gjendrave te tiroides,por nuk dua te shkoj te vizitohem pasi ia kam lene te gjithe faktit qe mund te vuaj nga sociofobia dhe sepse dua te jem ne gjendje te komandoj ashtu si duhet trurin tim.mendoj se kam aq bagazh dhe njohuri per menyren se si funksionon truri(gjithmone per nje njeri qe nuk ka studiuar ne fushen e psikologjise) , por dua te theksoj se njerzit qe me rrethojne jane (nuk dua ti quaj injorante,sepse nuk vuaj nga deliri i madheshtise) paksa me horizont te ngushte dhe ju pelqen te merren shume me thashetheme e fjale te kota.ndaj ne shume raste me duket se ato qe flasin ata per te tjeret qe ne shumicen e kohes jane edhe trillime te kota,mund ti flasin edhe per mua kur une nuk jam prezent.dihet qe askush nuk eshte perfekt,por une jam munduar gjithmone qe te nxjerr anen time me te mire ne cdo aspekt dhe kur ndodh qe me vene ne dukje qofte edhe nje mangesi to vogel per pamjen apo edhe per nje veprim te caktuar filloj te ndihem ne ankth dhe nis i gjithe procesi qe kam shpjeguar me lart.ne keto kushte kam zgjedhur te distancohem nga njerzit dhe ne raste kur nuk mund ta bej kete rri ne hije dhe mezi pres te mbaroje derisa te largohem prej aty.
Duke ju falenderuar per kohen tuaj,shpresoj te me jepni nje pergjigjje per problemin tim.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Shumë faleminderit që na adresove shqetësimin tënd.
Është shumë e rëndësishme që ti je i vetdijshëm për problemin tënd, emocionet që ke, shmangiet që bën, por mbi të gjitha edhe që je i interesuar për të ditur e kuptuar më shumë e për ti vënë “emrin” e duhur, sepse kjo do të thotë që je drejt rrugës për të cilën lipset një zgjidhje.
Në letrën tënde, ashtu sic e përmend edhe ti kemi të bëjmë me situata të cilat shkaktojnë simptoma ankthi, e dëshirë e sjellje evidente shmangëse dhe nje prag sensibiliteti të ulët ndaj reagimit të të tjerëve.
Duket se në letrën tënde ti dëshiron të konfirmosh nga ne, në rast se kjo është sociofobi ose jo, ose në rat se kjo ka të bëjë thjesht me faktorë fiziologjikë. E kam të vështirë që të percaktoj nga letra jote këtë pasi më nevojitet më shumë informacion, por ajo që kuptoj është që ti ke evidentuar problemin që ke dhe shqetësimi që ke drejtohet nga mendime e frikëra të fjetura, të heshtura, të cilat kanë nevojë të fliten, të artikulohen e të dalin në pah dhe duke folur konkretisht për situata të caktuara. Mendimet e tua kanë nevojë të fliten, të diskutohen e të orientohen drejt të menduarit racional, pasi në këto raste është tipike qe ka mendime iracionale, të pabaza, të ndërtuara prej sensibilitetit.
Elementi tjetër është që në momentin që mësohet/ ndërtohet sjellja shmangëse është e lehtë që ajo të bëhet shprehi në situata të ngjashme apo me element ngacmues të ngjashëm.
Po e përmend shumë shpesh që është e e rëndësishme që ti artikulon, di edhe fillesën e kësaj gjendje të predispozuar nga një ngjarje në jetën tënde e cila ka lënë gjurmë. Mendoj që në këtë mënyrë është më e lehtë për të bashkëbiseduar me ty por brenda formatit të një këshillimi të thjeshtë ballë për ballë me një psikolog. Besoj se artikulimi yt, aspektet e forta krijojnë një terren të mirë bashkëbisedimi këshillimor për këtë pjesë.
Qëllimi i një këshillimi do të qe që të të orientonte drejt të menduarit racional dhe të kuptuarit e situatave që të shkaktojnë stres a ankth.
Gjithashtu këshillimi do të ndihmonte të përmirësoje vetvlerësimin, apo cështjet e egot sic i përmend edhe ti si dhe të praktikosh relaksimin fizik e e mendor.
Në rast se dëshiron të më shkruash më gjatë mendimet e frikërat konkrete që ke, jemi këtu për ty,
Faleminderit e të uroj gjithë të mirat më tej,
Me respekt,
Alma Guma