Këshilla/Blog

02.08.2016

Pershendetje!
Jam nje djale i moshes 27 vjec, aktualisht jam ne pune por kam nje prolem i cili me shqeteson dhe me ka merzitur teje mase. Problemi konsiston se puna qe aktualisht beje me eshte merzitur per tre arsye:
1.Orari i tjezgjatur i punes me dy turne i cili nuk me lejon aspak kohe per tu marre me jeten time private, nuk me ngelet kohe sepse dale ne mengjes dhe kthehem ne darke nga puna saqe jam shenderuar nje “Rrobot i punes”.
2. Mos pershtatja e pozicionit/punes qe bej dhe pozicionit/punes qe deshiroj te kem e te bej.
3.Me duhet te jem gjith diten ne dispociocion te shefave non stop, dhe nen komande ne cdo moment te dites saqe eshte bere stresuese kjo situate.
Keto tre shkaqe qe parashtrova me lart me kane shkaktuat nje merzitje te theksuar me ambientin e punes i cili sa vjen e cdo dite po behet me i papranueshem nga une. Kam aplikuar per nje mundesi tjeter punesimi por veshtire te gjendet nje pune e re dhe per kete arsye jam i detyruar te qendroj ende ne kete vend pune ku jam aktualisht. Paga eshte e ulet punedhenesit duan te punoj me dy turne ne te kundert vetem me nje turn nuk me mbajne ne pune , edhe i papune nuk mund te dal dhe per kete arsye jam i detyruar me shume sforco te qendroj. Kerkoj nje keshille nga ana juaj si te veproj per ta perballuar sa me lehtesisht kete situate, te ule nivelin e stresit dhe merzitjes se madhe, si te perballoj kete situate te krijuar qe me eshte shkaktuar deri sa une te arrij te jap nje zgjidhje me ndryshimin e vendit te punes i cili do me kerkoj pak kohe.
Shpresoj te me ofrohet nje keshille dhe nje zgjidhje nga ana juaj!

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje,
    Shumë faleminderit që na adresove shqetësimin tënd.
    Me këto që shkruan, ti artikulon shumë qartë burimin e mërzisë , e demotivimit që ke e mungesës për të realizuar potencialin tënd për aftësitë apo dëshirat që ke. E kuptoj që nuk është e lehtë, shtuar këtu edhe vështirësisë në marrëdhëniet me shefat e stresin e vazhdueshëm.
    Ndërkohë që edhe po kërkon për një zgjidhje tjetër, gjë për të cilën të uroj shumë sukses e të mos heqësh dorë nga të provuarit për të gjetur atë që do.
    E kuptoj që shpesh ndodhemi në gracka, pa shumë mundësi lëvizje për momentin, por mendoj që është më inteligjente të merresh me aspektet të cilat mund të kontrollohen.
    Për shembull, në këto situata ndodh shpesh që prej stresit e mërzisë, edhe momentet që i kemi të lira e për veten, të vazhdojmë të mendojmë për punën, apo mbase të ankohemi te të tjerët për punën, shefat, duke mbajtur një qëndrim ankimues e negativ.
    Mbase në marrëdhënie me shefat, mund të jetë e nevojshme të komunikosh e të flasësh për faktin që disa detyra janë sfidë, të papërballueshme e që s’mund të marrësh përsipër cdo gjë. Nuk e di reagimin e shefave të tu në këtë rast, po besoj se do të bënte ty mirë ne drejtim të mosgëlltitjes e pranimit të cdo gjëje.
    Besoj se puna që ti bën, mund të ketë aspekte positive që gjithsesi vlen të njihen e të mendohen si të tilla.
    Gjithashtu, të këshilloj që të shfrytëzosh kohën tënde të lirë më së miri, (pavarësisht që mund ta kesh të limituar) duke i bërë një stop mendimit për punën, duke u marr me gjërat që do, duke u përpjekur që mos të fitoj kontroll mbi ty në cdo moment e cdo kohë.
    E rëndësishme në gjithë këtë është vetdijësimi që ti ke që në rast se puna jote bëhet shumë toksike, zgjidhja tjetër është të heqësh dorë prej saj.
    Gjithsesi unë të uroj më të mirat në gjetjen e një pune të re dhe besoj që cdo situatë na stërvit në jetë e mbase puna aktuale të ka mësuar të punosh me durimin, me aftësitë sociale, me mekanizmat për tia dal mbanë stresit, me të mësuarin e kontrollin e vetkontrollit, duke ju referuar këtu aftësive e mekanizmave të shëndetshëm. Në rast se është kështu, ke gjetur shumë më shumë te vetja e për veten, pavarësisht momentit kur do largohesh nga puna apo kur të kesh vendosur realisht për ta lënë.
    Shpresoj se përgjigja të ndihmon të ndryshosh prespektivën e të uroj më të mirat më tej,
    Me respekt,
    Alma Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV