08.08.2016
Jam ne 16 vjecar dhe nqs kryej mardhenie seksuale ne kete moshe ka ndonje problem?!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Kjo eshte nje pyetje te cilen e bejne te gjithe te rinjte e kesaj moshe. Duhet te kemi parasysh qe cdo i ri ne moshen tuaj eshte seksual por fillimi i mardhenieve seksuale penetruese, vaginale, keshillohen te fillohen ne nje moshe me madhore. Duhet te dini qe ne vartesi te moshes, kultures, edukimit, bazes familjare e shoqerore, marredheniet seksuale tek te rinjte kalojne ne disa etapa. Keto etapa perfshijne: puthjet, perkedheljet, masturbimin, lojerat seksuale pa penetrim. Se pari, duhet te eksperimentoni dhe te njihni veten hap pas hapi nepermjet tyre dhe me pas te kaloni ne seksin vaginal. Te gjitha keto etapa japin shume kenaqesi dhe kane me pak rreziqe per shendetin e te rinjve krahasuar me seksin vaginal. Ajo qe keshillohet eshte qe te rinjte e moshes tuaj duhet te mesojne me shume per seksin lidhur me mbrojtjen prej semundjeve seksualisht te transmetueshme, pergjegjesite dhe pasojat qe mund te kete penetrimi deri dhe ne nje shtatezani te padeshiruar. Duhet te keni parasysh qe eshte e rendesishme dhe se sa te gatshem ndiheni edhe emocionalisht.
Kjo pergatitje e domosdoshme edukative, emocionale dhe fizike zakonisht nuk ndodh para moshes 18 vjec ose me fillimin e viteve te njezeta. Fillimi i seksit penetrues ne moshe me te hershme i ve te rinjte perballe pergjegjesive dhe pasojave, perfshi edhe pasojat e saj ne gjendjen e tyre emocionale.
Do ju keshilloja te edukoheni me shume rreth seksit, te piqeni emocionalisht dhe me pas do keni kohe mjaftueshem per ta shijuar ate.
Gjithe te mirat!