09.08.2016
Pershendetje. kam nje problem qe nuk po di sesi ti jap zgjidhje . ne moshen 18 vjecare kam kryer marrdhenie por ne fakt nuk pata as shum dhimbje sic duhet te kete nje femer e virgjer dhe nuk pata as gjakdergje dhe penetrimi ndodhi pa shume veshtirsi . a mund te ndodh penetrimi pa shume veshtiresi kur je e virgjer . si mund te ndodhin te gjitha kto mund tme jepni nje pergjigje ju lutem . kam edhe nje pytje neqoftese nje femer laget kur i dashuri e perkedhel me duar do te thot patjeter qe kjo femer nuk esht e virgjer. Vetem femrat q kan kryer marrdhenie me para mund te lagen . ju lutem me ktheni pergjigje. Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Uroj ta kem kuptuar mire paqartesine tende. Ne mardhenien e pare seksuale mund Te ndodhe qe te mos kesh shume dhimbje apo gjakosje. Kjo varet nga shume gjera: elasticiteti i vagines, pergatitja e mire paraprake ( loja erotike, perkedheljet etj qe aktivizojne disa substanca ne organizem, Qe bejne te mundur lubrifikimin e zones apo lagjen), etj. Pra, nuk eshte dicka qe nuk ndodh. Lubrifikimi nuk ka te beje me virgjerine, ka te beje me lojen hormonale dhe ndryshimet qe peson trakti gjenital gjate aktit seksual, edhe nese ai nuk ndodh I plote. Nese ka dicka qe nuk kupton te keto qe thashe, te lutem, mos hezito te shkruash serish.
Vere te kendeshme!