Këshilla/Blog

10.08.2016

Përshëndetje, kam pyetje për kardiologun, kam ber analizat e gjakut për një check up të përgjithshëm dhe rezultatet tregojnë : Kolesterolemia 192 mg/dl
Trigliceridet 80 mg/dl ; LDL cholesterol 118 mg/dl ( i lartë) ; HDL cholesterol 58 mg/dl.
A janë vlera shqerësuese? Cfarë duhet të bëj që ta ul kolesterolin? Cili mund të jetë shkaku i kësaj rritje sepse unë kam peshë normale dhe merrem me sport.
Faleminderit

  1. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Vlerat qe ju paraqisni jane brenda vlerave normale dhe te shendetshme. Niveli 118mg/dl i LDL cholesterolit nuk perben problem. Deri ne nivelin 129 mg/dl kjo vlere pranohet si vlere afer normales per te cilen nuk duhet te shqetesohemi por duhet ta mbajme nen kontroll. Nje stil jetese i shendetshm duke pasur parasysh ketu nje menyre ushqyerje te shendetshme, aktiviteti sportiv, eleminim sa me shume i faktoreve stresante, do paraprinte crregullimet e nivelit te yndyrnave ne organizem. Nje rol ne shfaqjen e crregullimeve te nivelit te yndyrnave ne organizem eshte dhe ai gjenetik, por te cilin nuk e kemi ne dore. Prandaj le te bejne c’eshte e mundur per te jetuar shendetshem.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.