Këshilla/Blog

12.08.2016

fillimisht dua tju falenderoj per ketemundesi te jashtezakonshme ku gjithsecili mund te shprehe shqetesimet e veta. problemi im eshte shume i rende dhe ka ndikuar ne vetedemtimin tim, une jam studente e mire , por kam mbajtje te gojes , por jone cd fjale , por ne fjale e caktuara , ndihem shume ne siklet , por kam verejur se kur flas vetem ne dhome me ze te larte nuk has me veshtiresi per ti permendur rrjedhshem keto fjale, kur kam qene e vogel kisha dhe me shume veshtiresi, ju lutem me sugjeroni dicka, gjithmone nese mundeni.

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje e dashur,
    te falenderoj qe i je drejtuar faqes sone.
    Kuptoj shqetesimin tuaj pasi problem me mbajtjen e gojes jane te shpeshta, dhe zakonisht shfaqen qe ne femijerine e hershme. Por me duhet te kuptoj me mire si lidhet kjo situate me “vetdemtimin” tuaj. Nga menyra se si ju e pershkruani situaten tuaj duket se ky shqetesim i juaji eshte me natyre emocionale, kjo mbeshtetet ne faktin se ju mund te flisni rrjedhshem kur jeni vetem. Per te korrigjuar disi kete veshtiresi tuajen, duhet fillimisht te identifikoni se kur kjo veshtiresi shfaqet (ju mbahet goja ne fillim te fjales/fjalise, ne mes apo ne fund te saj) me qellim rritjen e vetdijesimit. Perpiquni te kujtoni se ne cilat situata ju ndodh me shpesh. A e keni kete shqetesim edhe kur jeni me familjaret e afert? Apo ndodh vetem te prani te personave te huaj dhe ne mjedise qe jane te reja per ju?
    Gjithashtu perpiquni te identifikoni emocionet tuaja ne keto situate ne menyre qe ti kontrolloni disi ato.
    Uroj qe shqetesimi juaj te kete marre pergjigje dhe ju ftoj te shkruani perseri.

    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV