29.08.2016
Pershendetje, ju lutem mund te me jepni nje mendim tuajin do te me ndihmone jashtezakonisht shume.
Cfare opinioni keni ju per degen e infermierise? Pse ketu ne Shqiperi nuk vleresohet fare? Dhe po te shikosh piket e kesaj degeje ne te gjitha universitetet e vendit jane te konsiderueshme.
Si mendoni ia vlen si profesion?
Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Ajo qe ju kerkoni ne fakt me shume ka te beje me aprovimin apo mosaprovimin e e opinioneve qe ju rrethojne mbi kete dege. Secili drejtim ka rendesine e vet, sidomos ato profesione te cilat lidhen drejperdrejte me shendetin dhe jeten e njeriut. Nese per ju studimi per infermieri eshte i rendesishem dhe e deshironi si profesion patjeter qe ja vlen dhe perspektiva eshte e madhe. Nje pjese e mire e shteteve Europiane nuk i mbulojne dot nevojat qe kane per kete profesion me studentet e diplomuar ne kete dege.
Jam e sigurt qe do jepni me te miren tuaj ne kete profesion human.
Ju uroj sukses!