30.08.2016
ju lutem me thoni si ka mundesi shpesh burri im prishet ne gjum jo me mu me dike qe i del ne enderr un i lutem qe te kryjm mardhanje por ai vetem nji her ne jav pranon kemi 2 femi flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Shpesh here ne jemi mesuar te mos konsiderojme gjumin si nje faze aktive te perditshmerise sone, neurofiziologjia na ka vertetuar se cdo qelize e trupit tone vazhdon te punoje edhe gjate gjumit e sidomos gjate endrrave. Tek meshkujt ndodhin rreth 3 ose 4 ereksione spontane gjat nates ( pjese e aktivitetit fiziologjik I cili esht jasht kontrollit tone), persa I perket ejakulimit (prishjes/ derdhjes) ky esht rezultat i fantazive erotike qe marin jete gjat endrrave, dhe jane pjesa me intime e cdo qenie njerezore.
Une do ju pyesja cdo te thote qe “ burri juaj prishet me dike tjeter?”
A keni bashkebiseduar ju rreth kesaj teme? Cdo te thote per ju ejakulimi I burrit tuaj gjat nates? Dhe si e perjetoni ate ne zgjim?
Mungojne informacione mbi kohezgjatjen e marteses suaj? Mbi frekuencen e aktiviteteve seksuale me partnerin? Kur thoni “vetem nje here ne jave” a jeni e kenaqur me raportet qe keni?
Do mund te bashkebisedojme serisht Mbasi jeni pergjigjur ketyre pyetjeve.
Ju uroj gjithe te mirat,
Besarta Taci